Shkurt.ch
Deputetja e SVP-UDC-së, kundër “vërshimit gjerman”
Natalie Rickli në një intervistë televizive të emetuar javën e kaluar kishte thënë: "Kemi tepër shumë gjermanë këtu"
Politikania zvicerane, deputete në Parlanentin Naciobnal nga partia SVP-UDC, Natalie Rickli ka ngjallur reagime me një deklaratë të dhënë kundër “dyndjes masive” të gjermanëve në Zvicër. Deputetja 35 vjeçare nga partia e njohur për qëndrimin jo shumë dashamirës ndaj të huajve, në një intervistë televizive të emetuar javën e kaluar kishte thënë: “Kemi tepër shumë gjermanë këtu”.
Veçanërisht në Kantonin e Cyrihut gjermanët kanë vërshuar, duke ardhur në mënyrë masive ka shtuar Rickli. Ajo ka thënë se nuk ka gjë kundër gjermanëve si individë, kundër mjekëve ose kamerierëve gjermanë. “Por, në kushtet kur ka vetëm kameriere gjermane, mjekë gjermanë dhe mua në malet zvicerane do të më shërbejnë vetëm gjermanët,unë nuk do të ndjehem më si në shtëpinë time”.
Për shkak të kësaj deklarate, në disa pika turistike të Zvicrës tashmë janë paraqitur anulimet e para të vizitave të turistëve gjermanë. Një mungesë e këtyre turistëve do të kishte pasoja fatale për turizmin zviceran, në kohën kur edhe ashtu për shkak të frangut të fortë, janë pakësuar vizitat nga jashtë.
Përveç spektrit tjetër politik, kritka ndaj deputetes Rickli kanë drejtuar edhe kolegë nga partia e saj.
E-Diaspora
-
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër Autoritetet zvicerane publikuan në maj projektin për konsultim të reformës AHV 2030. Synimi është stabilizimi i... -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane”
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin












