Kosova
Deputetët nga Kosova dhe Zvicra takohen në kuadër të ‘Grupit të Miqësisë’
Grupi i Miqësisë Kosovë-Zvicër, realizoi vizitën me grupin homolog nga radhët e Parlamentit të Zvicrës
Zvicra është një shtet mik, që ka treguar mbështetje të plotë e të pakursyer si në aspektin politik, ashtu dhe atë ekonomik.
‘Lidhjet dhe afërsia në mes të Kosovës dhe Zvicrës nuk janë ndërtuar vetëm me themelimin e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy shteteve, por një faktor i rëndësishëm në këtë drejtim është diaspora jonë, ku tanimë është shtëpi për mbi 200,000 qytetarë nga Kosova’, tha kryetarja e grupit të miqësisë Kosovë-Zvicër, deputetja Jeta Statovci, shkruan Albinfo.ch.


Ajo sqaroi se çfarë është diskutuar në takimin e parë të këtij grupi.
Njoftimi i deputetes Statovci:
Si kryetare e grupit të miqësisë, së bashku me delegacionin, kemi veçuar për të diskutuar me palën homologe:
– Marrjen e hapave konkretë për marrëveshje të tregtisë së lirë në mes të vendeve të EFTA-s dhe Kosovës. Kjo marrëveshje është e rëndësisë së veçantë, duke pasur në dijeni faktin që Kosova ka bilanc pozitiv tregtar me Zvicrën- eksportet e mallrave në vitin 2021 arritën në 56 milionë euro, ndërsa vlera e mallrave të importuara arrin shifrën prej 31.2 milionë euro.
Kosova deri më tani mbetet i vetmi shtet në rajon pa një marrëveshje të tillë.
– Zvicra është shtëpi për një numër të madh të organizatave ndërkombëtare. Delegacioni potencojë objektivat dhe synimet e shtetit të Kosovës, sidomos në raport me Këshillin e Evropës, dhe na u bë i qartë pozicioni pozitiv i Zvicrës në këtë aspekt.
– Trajtuam temën mbi sistemin dual të arsimimit, ku Zvicra është adresa ideale për të mësuar prej tyre, si dhe mundësinë e vizave sezonale, të cilat do të reflektonin në shumë aspekte të zhvillimit socio-ekonomik për vendin tonë.
Në cilësinë e Kryetares së Grupit të Miqësisë pata kënaqësinë të zhvilloj takim me Presidentin e Federates së Futbollit në Zvicër.
Në këtë takim ishin prezent edhe drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës. Diaspora jonë ka arritur suksese të jashtëzakonshme në gjithë sferat, e sidomos në sport. Talenti që buron nga një vend kaq i vogël, mahnit të gjithë.
Takime zhvilluam edhe me përfaqësues shoqatash dhe afaristë në Cyrih. Diaspora jonë, dhe ndërlidhja e jashtëzakonshme me mërgatën tonë, vazhdon të jetë një katalizator i fuqishëm për shumë procese. Ndihma e tyre e pakusht, sidomos ekonomike, vazhdon të jetë një shtytje e madhe për ekonominë e Kosovës. Mirëpo, aty u theksua edhe nevoja për investime direkte në mënyrë që të rritet produktivitetit i vendit, duke nxitur qarkullim sa më të madh ekonomik.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













