E-Diaspora
Dënohet shqiptari, pasi ka lënduar rëndë me gurë një 15-vjeçar
Një shqiptar 23-vjeçar është dënuar me tre vjet e dhjetë muaj burg, derisa gjendja e të plagosurit është e rëndë
Gjykata është tronditur nga një ngjarje që kishte ndodhur në korrik të vitit 2015. Pas një përleshje të rëndë në Kitzgen, gati ishte mbytur një 15-vjeçar me gurë, shkruan albinfo.ch.
Ngjarja kishte ndodhur në korrik të vitit të kaluar kur pas një përleshje mes të rinjve gjermano-turk dhe azilkërkuesve në një hotel në Mainstockheim, një 15-vjeçar kishte pësuar rëndë. Gjermani me rrënjë turke, mezi kishte shpëtuar, kurse tani po përballet me shumë probleme dhe pasoja.
Për shkak të lëndimeve të rënda trupore, tashmë një shqiptar 23-vjeçar është dënuar me tre vjet e dhjetë muaj burg.
Sulmet e rrezikshme në këtë rajon të Gjermanisë në mes të rinjve nuk janë asgjë e pazakontë, por ky brutalitet ishte i veçantë. Ai ka pësuar lëndime të rënda dhe do të vuajë nga një kafkë e thye, dhe prokuroria do të duhet të shndërrojë lëndën në tentativë vrasje.
Mes grupeve kishte grushte, shqelma, shkopinj e gurë, derisa ai ishte therur me thikë edhe në këmbën e tij.
Për shkak të dhimbjeve në kokë, ai ka mbetur me shumë pasoja. Kur policia kishte mbërritur në vendin e ngjarjes, tashmë të gjithë kishin ikur.
E-Diaspora
-
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie Njëri prej rasteve po hetohet edhe si tentativë vrasjeje, pasi në shtëpinë e përfshirë nga zjarri... -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara -
Nis mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bietigheim-Bissingen
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










