Kosova
Defekt në avionin Stamboll–Prishtinë, pasagjerët presin 30 minuta në kabinë
Avioni pësoi një problem me motorin gjatë procedurës së largimit nga vendqëndrimi, ndërsa pasagjerët u detyruan të prisnin rreth 30 minuta brenda kabinës.
Një avion i kompanisë ajrore Pegasus Airlines, i cili do të kryente fluturimin Stamboll–Prishtinë (PC343), pësoi një defekt teknik gjatë procedurës së largimit nga vendqëndrimi, transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimit të publikuar në rrjetet sociale, avioni i tipit Boeing 737-800, me regjistrim TC-CRG, pati një problem me motorin gjatë pushback-ut. Pas një pritjeje të shkurtër, pilotët vendosën ta rikthenin avionin në portë.
Pasagjerët qëndruan për rreth 30 minuta brenda kabinës, ndërsa disa prej tyre shprehën pakënaqësi për shkak të temperaturës së lartë.
Pas kthimit të avionit në pozicionin e parkimit, pasagjerët u nxorën në terminal. Më pas u vendos që fluturimi drejt Prishtinës të realizohej me një avion tjetër.
Problemi teknik dhe pritja brenda kabinës shkaktuan shqetësim te pasagjerët. Megjithatë, në njoftim theksohet se reagimet e ashpra, me tone të larta dhe fjalor fyes ndaj ekuipazhit të kabinës, nuk janë të pranueshme.
Po ashtu, bëhet e ditur se ekuipazhi i kabinës nuk është përgjegjës për vendimmakrrjen lidhur me riparimin e defektit teknik apo zëvendësimin e avionit./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












