Shqipëria
Dëbohen nga Franca, përfundojnë në spital
Familja Tocilla nga Kukësi, nga Franca përfundoi në një spital në Tiranë. Dy fëmijët e mitur mezi flasin shqip ndërsa babai i tyre u sëmur rëndë

Azilkërkuesit që kthehen me forcë në Shqipëri pas një kohe të gjatë qëndrimi në vendet e Bashkimit Evropian, e përjetojnë si një dramë rikthimin.
Familja Tocilla nga Kukësi, nga Franca përfundoi në një spital në Tiranë. Dy fëmijët e mitur mezi flasin shqip ndërsa babai i tyre u sëmur rëndë, raporton “TCH”.
24 gushti është një datë që nuk do të harrohet lehtë nga familja Tocilla që shpresonte të fitonte azilin në Francë. Mëngjesin e asaj dite rreth orës 5 e gjysme, 7 persona, policë e civilë i morën 4 pjesëtarët e familjes nga qyteti Bordo dhe i çuan në aeroport e më pas i nisën për në Shqipëri. Sot ata jetojnë tek të afërm në Tiranë dhe në një dhomë e pa asnjë të ardhur, përcjell albinfo.ch.
Një shoqatë franceze që e kishte ndihmuar familjen kuksiane zhvilloi një protestë kundër dëbimit të familjes Tocilla. Pjesëmarrësit mbanin mbi kokë karrige të vogla, si për të thënë që arsimimi dhe e ardhmja e dy fëmijëve të mrekullueshëm, të mbizotërojë ndaj kokave qe marrin vendime dëbimi.
Silvina është 9 vjeç dhe këtë vit ajo do të shkojë në klasën e tretë megjithëse e ka bërë në Francë. Vëllai Besardi do të fillojë klasën e parë, por 5-vjeçari flet frëngjisht, shumë pak shqip.
Fatosi është 48 vjeç. Ne 2014-ën ai u nis me familjen nga Tirana drejt Francës, me traget deri në Itali dhe me tren deri në Bordo, me para të marra borxh.
Jetoi një vit e gjysmë atje deri në datën 24 gusht. Fëmijët shkonin në shkolle e kopsht dhe një shoqatë i ndihmonte me procedurat e azilit.
Fatosi dikur punonte në ndërtim, por në 2006-ën pësoi aksident me makinë dhe që nga ajo kohë vuan nga epilepsia. Para se të nisej për azil familja jetonte vetëm me 90 mijë lekët e invaliditetit që iu ndërpre kur shkoi ne Francë.
Sapo erdhi në Shqipëri Fatosi iu nënshtrua një operacioni urgjent, pasi i plasi stomaku. Në 24 shtator familja Tocilla pret zhvillimin e një seance gjyqësore, që shpreson t’u jap të drejtën të rikthehen në vendin që u mungon të katërtave.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Hobi i veçantë i Egzonit që po mirëpritet në rrjetet sociale Egzoni (29) nga Aargau jeton me distrofi muskulare – një sëmundje që vazhdimisht i dobëson muskujt....
-
Në Vjenë festohet 17-të vjetori i Pavarësisë së Kosovës
-
Shqiptarja nga Kosova, inxhiniere softuerike në “NETFLIX”
-
Vjenë: Një recital i shkëlqyeshëm me piano nga Kosti Deti
-
Albania School “Pjetër Budi” në Liverpool organizon koncert festiv për festën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Austri
-
Turizmi austriak po rimëkëmbet pas pandemisë Pesë vjet pasi pandemia e Covid solli ndalesë në industrinë e turizmit të Austrisë, udhëtimet jo...
-
Austri: Dështimi i bisedimeve të koalicionit do të sjellë lehtësim për të huajt dhe punëtorët
-
Austri: Çka dihet për sulmin me thikë që la një të mitur të vdekur?
-
Austri: Një milion shishe dhe kanaçe u kthyen sipas skemës së re Pfand
-
Sulm brutal në Austri: Një sirian godet me thikë kalimtarët, mbetet i vdekur një 14 vjeçar