Ekonomi
Davos: Shefi i “Huawei”-t flet për akuzat e spiunazhit
Gjiganti kinez në fushën e telekomunikacionit “Huawei” njoftoi në Davos se do të tërhiqej nga partneriteti në disa shtete dhe po përpiqet të mos zmbrapset përballë shqetësimeve të shteteve perëndimore në lidhje me teknologjinë 5G.
Liang Hua, presidenti i “Huawei” ftoi qeveritë perëndimore për një vizitë në fabrikat e saj për të hequr dyshimet në lidhje me teknologjinë, e dyshuar se po përdoret për qëllime spiunazhi.
“Ne nuk përbëjmë një kërcënim për shoqërisë e ardhshme dixhitale”, siguroi Liang, duke theksuar se autoritetet amerikane nuk kishin shfaqur për momentin sikur edhe një prove të vetme për përdorimin e teknologjisë së kompanisë së tij për qëllime spiunazhi, transmeton “ATSH”.
“Nëse aksesi i “Huawei” në disa tregje është penguar dhe se klientët po nisin t’i ndryshojnë qëndrim, ne do të transferojmë partneritetet tona teknologjike në shtete ku jemi të mirëpritur dhe mund të bashkëpunojmë’’, kërcënoi ai gjatë një takimi me median në vazhdën e Forumit Ekonomik të Davosit, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Ekonomi
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital















