Koronavirusi: çast pas çasti
Çudia me Musk, 2 herë pozitiv, 2 herë negativ
Ai është testuar katër herë brenda ditës dhe ka marrë përgjigje të ndryshme
Kreu i Tesla-s dhe SpaceX, Elon Musk pranoi se me shumë gjasë është një prej të ashtuquajturave “raste të buta” të koronavirusit, por sërish e theksoi se në testet që kishte bërë në disa laboratorë, kishte marrë rezultate të ndryshme.
Miliarderi ka qenë skeptik ndaj pandemisë dhe në fillimin e saj i mëshonte idesë se “paniku mund të shkaktojë më shumë dëm sesa virusi”.
Tani, 49-vjeçari rrëfen se ka simptoma të ngjashme me ato të një rrufe të lehtë, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.
Të premten, ai deklaroi se ishte testuar katër herë, dhe brenda ditës kishte marrë dy përgjigje pozitivë dhe dy negative, duke vënë kështu në dyshim saktësinë e testeve të koronavirusit.
“Ka diçka të çuditshme këtu. Nëse gjëra të tilla më ndodhin mua, u ndodhin edhe të tjerëve”, shkruante ai.
Miliarderi sqaroi se kishte bërë testin e shpejtë të antigjenit nga BD, duke iu referuar me shumë gjasë testeve të “Becton Dickinson and Co”, të cilat e nxjerrin rezultatin për 15 minuta. Business Insider kontaktoi me kompaninë për të marrë një koment prej saj, por nuk pati asnjë të tillë.
Pas kësaj, tha se po priste rezultatin e testit PCR- që konsiderohet si standardi i artë për Covid-19-ën.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













