Shkurt.ch
Çmimin “Prix Courage” e fiton Remo Schmid, ka shpëtuar një grua nga përdhunimi
Në rrethin e ngushtë për të fituar çmimin kryesor ka qenë edhe shqiptari nga Shkupi, Senat Iseni
Sonte është zhvilluar aktiviteti tradicional i ndarjes së çmimit për guxim qytetar që e ndan revista “Beobachter”. Çmimi “Beobachter Prix Courage” 2017 i është dhënë 31 vjeçarit nga Dübendorfi i Cyrihut, Remo Schmid., shkruan sda.ch dhe të gjitha mediet elektronike zvicerane. Ai ka shpëtuar një grua nga përdhunimi, duke vënë në rrezik jetën e vet.
Presidentja e jurisë, politikanja Pascale Bruderer në laudation e saj ka thënë se guximi qytetar në Zvicër po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm.
Çmimi i ndarë sonte ka edhe vlerën monetare, prej 15 mijë frangash.
Ndërsa çmimin “Lifetime Award” (çmimi jetësor), me 10 mijë franga, e ka fituar prifti humanist, Ernst Sieber, transmeton albinfo.ch. Prifti i njohur tashmë 90 vjeçar gjatë gjithë jetës së tij është angazhuar për njerëzit në nevojë, njerëzit pa kulm mbi kokë, të varurit nga droga etj.
Në rrethin e ngushtë për të fituar çmimin kryesor ka qenë edhe shqiptari nga Shkupi, Senat Iseni, shkruan albinfo.ch Ai, më 5 tetor, krahas shqiptarit tjetër, Fatmir Bardh Haziri, kishte shpëtuar një foshnjë duke e nxjerrë atë nga shinat e binarëve, në momentin e fundit para se të vinte treni. Për Isenin kjo ishte hera e tretë që po shpëtonte jetë njerëzish.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind









