Lifestyle
Çka është “smart working” dhe çfarë dobie ka?
Kohët e fundit po flitet shumë për “smart working” dhe është një punë, e cila nuk ka nevojë për një zyrë, por që mund të bëhet kudo që jeni, në shtëpi, në plazh, në lokal etj., duke i mjaftuar të keni një PC dhe një lidhje interneti. Mund t’ju duket si diçka shumë e thjeshtë, por nuk është ashtu.
“Smart working” është krijuar për t’iu thënë lamtumirë zyrave dhe vendeve fikse për të punuar mbi tryezë. Në të vërtetë, viteve të fundit shumë kompani po lejojnë që aktiviteti i tyre të bëhet nga shtëpia për një total orësh në javë.
Por kjo lloj pune nuk bën për të gjithë, edhe pse është bukur të mos uleni gjithë ditën në zyrë, por të punoni të lirë.
Ju nevojitet të dini të organizoheni ju vetë dhe kohën tuaj për të mbaruar me sukses punën dhe jo të gjithë mund ta bëjnë këtë.
Për më tepër, duhet të keni një lidhje të mirë interneti dhe një kompjuter të përshtatshëm për punën që duhet të kryeni.
Kjo lloj pune sjell edhe kursime.
Në fakt, të punoni në shtëpi do të reduktoni konsumin e karburantit apo të biletës së autobusit, trenit etj., parave të harxhuara për pushimin e drekës, kafeve etj.
Dhe, sikur thamë, viteve të fundit gjithnjë e më shumë po e preferojnë këtë lloj pune – së paku për një pjesë të stafit, transmeton Ekonomia Online.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?














