Të tjera

Cili është shteti i vetëshpallur ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë që s’e njeh askush?

Në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë është një shtet i vetëshpallur, të cilin nuk e njeh.

Në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë është një shtet i vetëshpallur, të cilin nuk e njeh askush.

Ai quhet Liberlanda dhe është një copë toke ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë. Ky vend tash e shtatë vjet po lufton për njohje ndërkombëtare, raporton rel, përcjell Albinfo.ch.

Ky gadishull është shpallur shtet nga qytetari çek, Vit Jedlicka, më 2015, dhe që nga ajo kohë rreth një mijë njerëz kanë marrë shtetësinë.

Megjithatë, ky territor me plazhe të bukura është i paarritshëm, pasi policia kroate nuk lejon hyrjen në territorin prej shtatë kilometrash katrorë.

Ata që arrijnë të hyjnë në këtë territor, arrestohen nga policia.

Jedlicka thotë se duhet të krijohet një lloj dialogu ndërmjet Kroacisë dhe njerëzve që shkojnë të vendosen në këtë vend.

Liberlanda u krijua pas mosmarrëveshjes ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë për këtë gadishull. Në këtë mënyrë, sipas themeluesit, territori trajtohet si tokë e askujt./Albinfo.ch