Lajme
Cili është kryeqyteti i parë europian që do të ndalojë makinat?
Parisi po planifikon të ndalojë makinat brenda vitit 2024, me qëllim pastrimin tërësor të qytetit dhe reduktimin e trafikut.
Pasi e rikrijojë veten sërish, shekuj të tërë pas kohëve të tij të lavdishme, kryeqyteti francez i Parisit, mund të bëhet shumë shpejt qyteti i parë europian që të kufizojë përdorimin e makinave.
Kryeqyteti francez nuk po haset për herë të parë me këto lloj projektesh urbane kaq radikale.
Në fakt, paraqitja dhe ndjesia që të jep ky qytet janë gjerësisht rezultat i programeve urbane që janë modeluar nga pandemi të mëparshme që kanë rënë në Paris, ndër shekuj.
Historiania, Fabienne Chevallier thotë se “që prej pandemisë së Kolerës në vitin 1832, njerëzit kuptuan që kishte një lidhje direkte mes dendësisë urbane, getove dhe shëndetit publik.”
Kështu që nuk është çudi që restorantet parisiene e përdorin shumë pak kondicionerin dhe ndërtesat në përgjithësi kanë shumë dritare.
Plani është lajmëruar nga kryebashkiakja pariziene Anne Hidalgo, sipas të cilës më shumë se 100,000 makina do të zhduken nga pjesa historike e Parisit e cila përbën pjesën më të madhe të qytetit.
Projekti sipas saj ka kohë që është menduar dhe do të vijë 2 vite me vonesë si pasojë e pandemisë.
Përjashtime do të ketë vetëm për mjetet e transportit urban.
Sipas arkitektit francez, Alain Sarfati, ‘Në 10 vitet e ardhshme, Champs Elysees do t’i dedikohet tërësisht këmbësorëve.’
Tani që Qyteti i Dritës, po ndërmerr hapa të ngadalta për të dalë nga kufizimet dhe masat e ashpra, disa politikanë po konsiderojnë të mbyllin shumë prej rrugëve të qytetit për makina, në mënyrë që të përmirësojnë ajrin e ndotur si dhe mbingarkesën e trafikut.
Ideja e njohur si “Qyteti 15-minutësh”, ka për qëllim t’i sjelli njerëzit më pranë vendeve të cilat ata i kanë afër zemrës, duke i transformuar zonat urbane në hapësira multi-funksionale dhe duke reduktuar kështu kohën që duhet për të shkuar nga një vend në tjetrin.
Duke i dhënë prioritet këmbësorëve, çiklistëve dhe transportit publik mbi makinat, Parisi mund ta gjej vetën sërish në pararojë të dizajnit urban global./Euronews
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Berna shpërndan 600 kuponë nga 400 franga për kurse të gjuhës gjermane Qyteti i Bernës ka hapur aplikimet për programin “DeutschBon”, përmes të cilit banorët që e kanë... -
Turqi
Elmë Ramadani, nga Kosova në Akademinë Ushtarake të Turqisë: pesë vite drejt një karriere në shërbim të vendit -
Suedi
Yllka Sheqiri, shqiptarja me rrënjë nga Kosova e nominuar për “Çmimin e Vajzave 2026” në Suedi -
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?













