Shqipëria
Cilat shtete ndihmuan Shqipërinë
Deri tani flitet për një bilanc të rëndë jetësh të humbura
Tërmeti i 26 nëntorit ka vënë në lëvizje shumë shtete për të ndihmuar Shqipërinë në momentin e vështirë kur tërmeti i magnitutës 6.4 ballë Rihter goditi vendin.
Deri tani flitet për një bilanc të rëndë jetësh të humbura, qindra të lënduar dhe qindra objekte të shkatërruara. Përvec ndihmës që po vjen nga vetë shqiptarët, në vend dhe nëpër botë, shumë shtete kanë ofruar ndihmën e tyre, raporton newsbomb.al.
Ja cfarë kanë ofruar deri tani 12 shtete:
Bullgaria – 100 mijë euro u alokuan nga qeveria bullgare për ndihmë humanitare në Shqipëri
Kroacia – Një skuadër kërkimi dhe shpëtimi e përbëre nga 15 anëtarë të Drejtorisë së Mbrojtjes Civile të Ministrisë së Brendshme dhe një skuadër kërkimi dhe shpëtimi qensh, plus dy helikopterë ushtarakë.
Franca – Tri skuadra që kanë në përbërje 100 efektivë që i përkasin Mbrojtjes Civile, Batalionit të Zjarrfikësve të Marsejës dhe zjarrfikës nga jugu i Francës. U dërguan me dy avionë francezë: një Beechcraft super king Air 200 për transport ndihme dhe një cargo Bombardier Dash.
Greqia – Dy njësi ekspertë tërmetesh EMAK (Njësia special për menaxhim fatkeqësish) që kanë 40 anëtarë dhe qen kërkim shpëtimi, makineri dhe një avion C-130 me ushqime.
Italia – Një njësi kërkim shpëtimi urbane nga National Girefinghters Corps që ka në përbërje më shumë se 20 specialistë të fushës në kërkime operacionale, asistencë mjekësore dhe inxhinierë. Shumë shpejt 200 vullnetarë të trajnuar nga Mbrojtja Civile
Kosova – 500 mijë euro nga qeveria e Kosovës dhe gati 3.5 milionë euro nga popullsia e Kosovës. 110 operatorë të specializuar dhe 40 pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës të njësive të kërkimit dhe shpëtimit.
Maqedonia e Veriut – Ka dërguar ndihmë financiare sikurse edhe dronë me kamera për kërkimet e të mbijetuarve nën rrënoja. Skuadrat e shpëtimit janë në terren, ashtu sikurse edhe pajisjet e pastrimit të rrënojave.
Rumania – Dy avionë Alenia C-27 J Spartan, një helicopter, kamionë sikurse edhe një total prej 52 zjarrfikësish IGSU si dhe doktorë dhe infermierë, plus 12 tonë material për kërkim dhe shpëtim duke përfshirë edhe qentë. Kisha Orthodokse rumune ka lansuar një fushatë mbledhjesh fondesh që në 26 nëntor.
Serbia – Një brigadë zjarrfikësish, sikurse njerëz për ndihmën e parë.
Zvicra – 15 specialistë të Njësisë së Ndihmës Humanitare Zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Turqia – Një avion Airbus Atlas me 28 persona të kërkim shpëtimit, tri makineri dhe një total prej 500 batanijesh dhe 500 pakosh me ushqime për viktimat e tërmetit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës – Një njësi personeli nga Mbështetja civilo-ushtarake e dislokuar në Kosovë mbërriti në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











