Kosova
Çifti nga Peja humbi jetën nga përmbytjet në Gjermani, fqinjët flasin për planet që kishin për t’u kthyer në Kosovë
Në Gjermani javëve të fundit kanë ndodhur vërshime që nuk mbahen në mend.
Nga këto vërshime kanë humbur jetën shumë qytetarë dhe janë shkaktuar dëme të shumta materiale.
Në mesin e qindra viktimave të këtyre vërshimeve janë edhe qifti Delia nga fshati Zahaq i Pejës.
Në shtëpinë e tyre në Kosovë nuk jeton askush pasi e tërë familja Delia jeton në Gjermani.
Fqinji i tyre rrëfen se Shaban Delia këtë vit kishte planifikuar të vijë në Kosovë.
“Ka dashur të ndërtojë shtëpi në Kosovë, por unë i thash “mbase ke ndërmend me jetua në Gjermani mos ndërto shtëpi në Kosovë. Nëse vendos me u kthye eja ndërtoje shtëpinë në vendin tënd”. Kanë qenë tre vëllezër. Tash Shabani paska shkua, kanë mbetur edhe dy vëllezër. Të gjithë jetojnë jashtë”, rrëfen për RTV Dukagjinin Hajrullah Hyseni, fqinj i Shaban Delisë, përcjell Albinfo.ch.
Banori tjetër i këtij fshati, Gani Uka, thotë se me të ndjerin Shaban Delia kanë qenë shokë dhe se ai ka qenë i dashur për gjithë fshatin.
“Shabanin e kam pasur shokë në shkollën fillore, ndërsa familjen e ngushtë nuk ia njoh. Na ka ardhur shumë keq për të. Ka qenë njeri i mirë dhe i urtë. Ndjeje shumë keqardhje për atë dhe të gjithë viktimat e atyre përmbytjeve. Ajo është fatkeqësi. Sot atyre nesër mund të na ndodh edhe neve”, deklaroi Gani Uka.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










