Lajme
Challandes: Kosova do të luftojë për vendin e dytë
Kombëtarja e Kosovës ka mësuar grupin për kualifikimet e botërorit “Katar 2022”. Kosova do të jetë në grupin B.
Shorti u hodh orë më parë por fati i Kosovës nuk ishte grupi B fillimisht, pasi duart e legjendës italiane, Daniele De Rossi, Kosovën e vendosen në grupin A.
Challandes ka deklaruar se Spanja do të jetë kundërshtare e fortë për të gjithë në grup, por ne duhet të ëndërrojmë.
Sipas tij, në rast se janë të gjithë futbollistët në formë dhe nuk kanë probleme me lëndime, Kosova mund të bëjë ndeshje të mëdha në këtë këto kualifikime, shkruan rtk, përcjell Albinfo.ch
Si e komentoni grupin e Kosovës, shanset dhe përballjen me Spanjën?
Është shumë i vështirë, Spanja ndër kombëtaret më të mira në botë. Suedia është një skuadër e re ata kanë përparuar, kanë bërë një kampanjë të mirë në kohët e fundit. Është normale, është grupi B, nuk ka kundërshtarë të lehtë. Gjeorgjia është skuadër e mirë po ashtu. Për mua nuk janë kundërshtarët, është gjithmonë e njëjtë nëse nuk i kemi lojtarët e mirë do të kemi probleme. Duhet t’i kemi futbollistët më të mirë, në formë të mirë, mos të kemi probleme me koronavirus, me lëndimet, këta faktorë janë të rëndësishëm për ëndrrën
Po ashtu nëse kemi tifozët në Prishtinë, është shumë e rëndësishme.Është një ëndërr, nuk mund të jetë synim vendi i parë, duhet të shkojmë deri në fund me një shanse të vogël apo vendin e dytë do të ishte mirë.
Spanja do të jetë e vështirë për të gjithë në grup, por shpresojmë se mund të luftojmë për vendin e dytë deri në fund të kampanjës, por gjithmonë futbolistët më të mirë duhet t’i kemi.
Ndeshja me Suedinë?
Ne kemi bërë ndeshje shumë të mira, për shembull ndaj Çekisë në kampanjën e fundit, nuk është dallimi i madh me Suedinë, është një mundësi, kemi shanse ta mposhtim edhe Suedinë.
Shanset me Greqinë?
Greqia është skuadër e mirë, nuk do të jetë lehtë ,por kam besim në skuadrën time mund të bëjmë ndeshje të mëdha, por vetëm nëse i kemi të gjithë futbollistët. Me Greqinë jemi përballur dy herë, një barazim dhe një humbje.
Kundërshtarët e Kosovës në grupin B janë: Spanjë, Suedi, Greqi, Gjeorgji, Kosovë, transmeton insporti.
Eliminatoret do të startojnë më 24 dhe 25 mars të vitit të ardhshëm dhe do të përfundojnë më 14-16 nëntor të të njëjtit vit, ndërsa e para e çdo grupi do të marrë një biletë direkt për në “Katar 2022” dhe e dyta e çdo grupi do të luajë një fazë shtesë Play Off-i në mars të 2022-shit.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












