Shkurt.ch
Çdo i treti nxënës merr orë plotësuese mësimi me pagesë
Studimi zbulon se çdo i treti nxënës i klasës së tetë dhe të nëntë merr leksione plotësuese të paguara. Ky numër është dukshëm më i madh se ai i para pak vitesh
Niveli i mësimit që u ofrohet nxënësve në fazën e arsimit fillor në Zvicër duket se nuk është i kënaqshëm. Në këtë konstatim duhej të çonte studimi i realizuar nga Zyra Koordinuese e Zvicrës për çështje të arsimit, i publikuar sot nga gazeta “SonntagsZeitung”.
Studimi në fjalë zbulon se çdo i treti nxënës i klasës së tetë dhe të nëntë merr leksione plotësuese të paguara në lëndë të caktuara. Ky numër është dukshëm më i madh se ai i para pak vitesh, konstaton zyra në fjalë. Por, sipas studimit nuk është niveli i ulët i mësimit ai që e rrit numrin e nxënësve që marrin orë plotësuese. Problemi është më shumë te kriteri i ashpër për pranim në gjimnaz.
Në kantonet me kuotë më të ulët maturiteti ka një konkurrencë të fortë për gjimnaz dhe plus kësaj edhe provim pranues. “Nga katër nxënësit më të mirë të klasës, të shumtën e rasteve në gjimnaz mbërrijnë jo më shumë se tre sish”, ka thënë njëri ndër autorët e studimit.
Sipas realizuesve të studimit, përcaktimi për orë plotësuese vjen si rezultat i synimit të prindërve që të përgatisin fëmijët e tyre me çdo kusht për gjimnaz. Dhe kjo arrihet vetëm duke paguar orë plotësuese për ta. Shumica e këtre fëmijëve janë nga familjet me të ardhura të larta.
Nëse k trend vazhdon sikur deri më tash atëherë llogaritet se brenda gjashtë viteve të ardhshme përqindja e nxënësve për të cilët prindërit paguajnë orë plotësuese të arrijë në 40 për qind.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? Fakti që një pronë në Austri është klasifikuar si tokë ndërtimi, nuk do të thotë domosdoshmërisht... -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë












