Futboll
Caktohen gjyqtarët e ndeshjes Zvicra-Kosova
UEFA i ka caktuar gjyqtarët që do ta drejtojnë ndeshjen mes Zvicrës dhe Kosovës, e cila do të luhet të premten mbrëma në Bazel, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026.
Szymon Marciniak do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes, ndërsa gjyqtari i njohur polak do të asistohet nga bashkëvendësit Tomasz Listkeiewicz e Adam Kupsik.
Gjyqtari i katërt do të jetë Pawel Raczkowski, kurse video-asistent do të jetë Tomasz Kwiatkoëski dhe asistent i video-asistent, Woijciech Myc, po ashtu të gjithë nga Polonia.
Marciniak ka përvojë të madhe ndërkombëtare, duke qenë gjyqtar edhe në finalen e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës, si dhe finalen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Manchester Cityt dhe Interit.
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim Ndërsa bizneset ankohen për mungesën e praktikantëve, rreth 20,000 të rinj në Austri po kërkojnë një... -
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern













