Sport
Bunjaku me shanse për angazhim, falë “skuqjes” së kolegut të tij Pekhart
Ndeshja e fundit që ka luajtur Bunjaku për skuadrën e bundesligës ka qenë ajo e 11 shtatorit të vitit 2010 kundër Hamburger SV
“Ngjyrosja” me karton të verdhë-të kuq e kolegut të tij, futbollistit çek të Fc Nürmnbergut Tomas Pekhart duket se do të shndërohet në shans për lojtarin shqiptar nga Zvicra, Albert Bunjakun.
Ai nuk i është gëzuar përjashtimit të bashkëlojtarit të tij nga lojërat, por nganjëherë fati e do kështu. Me pushimin e detyruar të sulmuesit çek, Bunjakut i shtohen shanset për kthim në fushën e gjelbër.
Vetë Bunjaku, pas lëndimeve të njëpasnjëshme, për të ruajtur kondicionin, ishte angazhuar në ekipin amator të Nürnbergut. Por, për fat të keq, ai në një ndeshje për këtë skuadër ishte ndëshkuar me një karton të kuq, respektivisht me tri ndeshje moslojë.
Kështu, edhe pse në lojën e javës së kaluar të FC Nürnbergut trajneri e kishte futur në përbërje, Bunjaku ishte detyruar të abstenonte, për shkak të kartonit të kuq.
„Sigurisht, ishte diçka e marrë ajo që kam bërë. Nuk mundem t`ia sqaroj vetes se si ka mundur të ndodhte diçka e tillë”, thotë Bunjaku.
Por tashmë ka kaluar edhe kjo. Lojtari gjilanas ka vuajtur dënimin dhe këtë të shtunë ai është në dispozicion për ekipin e parë të Nürnbergut.
Ndeshja e fundit që ka luajtur Bunjaku për skuadrën e bundesligës ka qenë ajo e 11 shtatorit të vitit 2010 kundër Hamburger SV. Tash, pas një viti të kaluar me lëndime dhe mungesë loje, duket se futbollisti shqiptar ka dalë nga qarku i mbyllur ku ishte.
“Po ndjehem tepër mirë. Shikuar nga ana e përgatitjes fizike mendoj se do të isha në gjendje të luaja që nga fillimi i ndeshjes. Por për këtë vendos trajneri, ka thënë Bunjaku për gazetën.
Përkundër mungesës së konkurrentit të tij Pekhart, Bunjaku edne nuk e ka të sigurt vendin në formacionin e parë. Për pozicionin ku luan shqiptari, janë katër pretendentë. Por për Bunjakun vetë futja në konkurrencë, pas një vit pasiviteti dhe kur i rrezikohej e gjithë karriera, është një tregues se po i hapet perspektiva, shkruan “Nürnberger Zeitung”.
Në rast se do t`i jepet shansi të luajë këtë të shtunë kundër nënkampionit, FC Bremen, Bunjaku thotë se nuk frikësohet. “Bremeni ka pasur një statrt të mirë pon edhe ne po ashtu. Prandaj, nuk ka arsye për t`u frikuar”.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











