Sport
Bunjaku dëshiron të përtërijë kontratën me Nürnbergun
"Dua të tregoj se nuk jam në pozitë për të më çregjistruar. Unë e kam dëshmuar se mund të shënoj gola në bundesligë"
Albert Bunjaku, futbollisti kosovar që luan për FC Nürnbergun në bundesligën gjermane, nuk po mundet assesi t`i kthehet formës së mirë që kishte më parë. Pas disa lëndimeve të pësuara ai po kështu nuk ka mundur të jetë në fokus të trajnerit të kombëtares zvicerane, për të cilën para dy vitesh kishte zhvilluar disa ndeshje. Madje, me atë kombëtare Bunjaku ka luajtur edhe në Kampionatin Botëror 2010.
Tash, siç shkruan portali i gazetës gjermane të futbollit “Kicker”, Albert Bunjaku 28 vjeçar nuk angazhohet më në asnjë ndeshje më tepër se 20 minuta për skuadrën e tij. “Dëm, unë jam në formë të mirë, por luaj fare pak”, thotë ai. Problemi nuk qëndron te aftësia e tij, por në fakt, në angazhimet e pakta në ndeshjet e bundesligës nuk po i japin rastin të tregohet. Kështu, Alberti ka rënë në njëfarë rrethi vicioz, shkruan “Kicker”. “Unë po përpiqem dhe po jap gjithçka nga vetja, por për sukses nevojitet edhe pak fat “, thotë ai.
Bunjaku tashti e ka kohën për të përtëritur kontratën me FC Nürnbergun. Në shkurt të vitit 2009 ai kishte ardhur nga liga e tretë dhe kontrata i përfundon në fund të këtij sezoni. I pyetur nëse dëshiron të vazhdojë kontratën, Bunjaku është i prerë: “Gjithsesi”. Është lidhur shumë ngushtë tashmë FC Nürnbergun dhe dëshiron që me angazhimin e tij të fitojë besimin për t`i dhënë vendin në njëmbëdhjetëshin e parë.
“Dua të tregoj se nuk jam në pozitë për të më çregjistruar dhe për të më lënë në harresë. Unë e kam dëshmuar se mund të shënoj gola në bundesligë…” Dhe, ka të drejtë, në sezonin 2009-2010, Albert Bunjaku pati shënuar 12 gola.
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten













