Kosova
Britania pas aktgjykimit në Hagë: Krenarë për rolin tonë në 1999, mbështesim fuqishëm Kosovën
Mbretëria e Bashkuar ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke bërë thirrje për qetësi dhe duke rikonfirmuar mbështetjen për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës.
Mbretëria e Bashkuar ka reaguar pas aktgjykimit të shpallur të mërkurën nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, duke theksuar respektin për pavarësinë e gjykatës dhe procesin gjyqësor.
Ministri britanik për Evropën, Lord Wood of Anfield, ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar mbetet e përkushtuar ndaj drejtësisë, llogaridhënies dhe pajtimit në rajon, transmeton albinfo.ch.
Ai ka theksuar se Britania mbetet mike dhe partnere e afërt e Kosovës dhe mbështet fuqishëm sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të saj, si dhe paqen në Ballkanin Perëndimor. Londra ka rikujtuar gjithashtu rolin e saj përkrah aleatëve të NATO-s në vitin 1999 për të ndihmuar në parandalimin e një katastrofe humanitare dhe mbështetjen për pavarësinë e Kosovës në vitin 2008.
Mbretëria e Bashkuar ka theksuar se aktgjykimi i sotëm i Dhomave të Specializuara nuk është gjykim për shtetësinë, sovranitetin apo të drejtën e Kosovës për ta përcaktuar të ardhmen e saj. Qeveria britanike ka shprehur gjithashtu solidaritet me viktimat dhe familjet e tyre.
Në reagim theksohet se gjetjet e Gjykatës kanë të bëjnë me individë dhe nuk duhet të përdoren për të nxitur tensione ndërmjet komuniteteve apo në rajon. Britania u ka bërë thirrje udhëheqësve politikë dhe figurave publike të promovojnë qetësinë, të sigurojnë që reagimet të mbeten paqësore dhe ta vendosin sigurinë e njerëzve në plan të parë.
Mbretëria e Bashkuar ka bërë të ditur se do të vazhdojë të bashkëpunojë me partnerët në rajon dhe më gjerë për të mbështetur paqen, drejtësinë dhe një të ardhme të sigurt e të begatë për të gjitha komunitetet.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










