Kosova
Brenda një viti, në Kosovë lindën 22870 foshnja, 109 të vdekura
Alea dhe Ajan, emrat më të përdorur gjatë vitit 2018
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Lindjeve në Kosovë 2018”.
Siç njofton ASK, të dhënat në këtë publikim janë paraqitur sipas bazës së grumbullimit të të dhënave administrative për vitin 2018, nga zyrat e gjendjeve civile, ku janë grumbulluar gjithsej 29080 fleta statistikore për lindje DEM-1, përcjell albinfo.ch.
Këto të dhëna tregojnë se 22870 janë lindje që kanë ndodhur në Kosovë, prej tyre lindje të gjalla janë 22 761, kurse 109 janë lindje të vdekura, kurse jashtë Kosovës janë regjistruar 6210 lindje.
Koeficienti i vitalitetit është 2.5 (raporti në mes të lindjeve të gjalla dhe vdekjeve të ndodhura në Kosovë). Koeficienti i maskulinitetit është 109. Koeficienti i lindjeve të vdekura (shkalla e të lindurve të vdekur) në 1000 të lindur ishte 4.8 promil (Lindjet në Kosovë). Në institucione mjekësore kanë ndodhur 99.9% lindje, ndërsa pjesa tjetër ka ndodhur në vend tjetër.
Numri më i madh i nënave që kanë lindur fëmijë është i grup-moshave 25-29 vjeç me 35.9%, grup-moshat 30-34 vjeç me 25.9%, grup-moshat 20-24 vjeç me 19.6% dhe grup-moshat e tjera përbëjnë 18.5% të numrit të përgjithshëm të lindjeve.
Mosha mesatare e femrave që kanë lindur fëmijë në vitin 2018, është 29 vjeç.
Fëmijën e parë e kanë lindur 37.4% e nënave, 32.0% e nënave kanë lindur fëmijën e dytë dhe 19.9% nënave fëmijën e tretë, e kështu me radhë.
Sipas peshës së fëmijës së lindur, në institucione shëndetësore, numri më i madh i foshnjave është me peshë 3000-3499gr. apo 37.4%, 3500-3999 gr. 31.5%, 2500-2999 gr. 13.2% etj. Foshnjat e lindura gjallë me peshë më të vogël se 1000 gr. përbëjnë vetëm 0.2%.
Për fëmijët e lindur jashtë institucionit mjekësor, sipas metodologjisë së hulumtimit nuk kërkohen të dhënat për peshën e tyre.
Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë nënat me shkollë të mesme me 40.8%, shkolla e lartë dhe fakulteti marrin pjesë me 27.8% shkolla fillore e kryer 24.2% , etj.
Emri me frekuencë më të madhe (më i shpeshtë) për vitin 2018 për vajza ishte emri Alea 118, Jara 97 etj., ndërsa për djem ishte emri Ajan 153, Amar 144 etj.
E-Diaspora
-
Prof. Dr. Schader: Pa përpjekjet e duhura, shqipja në Zvicër rrezikon të shuhet pas dy brezave “Pa përpjekjet e duhura ka rrezik që shqipja pas 2, 3 brezave ndoshta jo të humbet...
-
Shqipja në Zvicër, pak histori dhe disa probleme aktuale
-
Artistja shqiptare, pjesë e filmit hollivudian, flet shqip
-
Vjenë
Suedi: Ekipi “kikiriki” nga Vjena fitoi vendin e parë në konkursin “Kuizi i Diturisë”
-
5 monumente të reja në Europë në nder të Heroit Kombëtar
Jeta në Austri
-
Austri: Ministri i Brendshëm kërkon dëbimin në Kosovë të kriminelëve nga vendet e treta “Objeksionet e paraburgimit si ato që Danimarka po planifikon në Kosovë janë gjithashtu pjesë e planit...
-
Vjenë
Suedi: Ekipi “kikiriki” nga Vjena fitoi vendin e parë në konkursin “Kuizi i Diturisë”
-
Çfarë është e hapur dhe çfarë është e mbyllur në “Ditën e Ngjitjes” në Austri?
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit për sot në Austri
-
Dëmet e aksidenteve rrugore arrijnë në miliarda në Austrinë e Epërme