Kosova
“Ajo çka heshtja fsheh”, libri më i ri i shkrimtarit shqiptar nga Zvicra
Lexuesit nga Kosova, Shqipëria dhe mbarë diaspora tani mund ta gjejnë librin “Ajo çka heshtja fsheh” nga autori Arbron Gashi në shumë forma.
Të duash poezinë, është botë më vete. Poezia, në të vërtetë, ështe pasqyrë e jetës, është një dritë e hapur e mendjes që të shërben dhe të plotëson. Në fakt, njeriu e detyron poezinë të jetojë pranë tij, edhe anasjelltas.
Edhe rasti i Arbron Gashi është i njëjtë. Ai posedon talent të jashtëzakonshëm dhe aftësi për të shprehur mendimet dhe emocionet e tij në mënyra të veçanta dhe të frytshme
Arbroni është vetëm 24 vjeç, është rritur në Itali, afër Venezias dhe pas mbarimit të shkollës, ai u transferua në Zvicër, ku punon tani si “web designer”.
I riu nga Kosova tashmë ka prezantuar librin e tij më të ri të titulluar “Ajo çka heshtja fsheh”.
Arbroni ka debutuar në skenën letrare me një vepër të ndjeshme dhe të frytshme. Ky libër është një vepër e rrallë, një libër, i cili ofron një perspektivë të ndryshme dhe të frytshme mbi botën që na rrethon.
Libri i Arbron Gashit është një vepër e vlefshme dhe frytdhënëse, një terapi kundër zhurmës së përditshmërisë dhe një hap për të reflektuar mbi jetën në mënyra të reja dhe të frytshme. Ky libër sigurisht do të bëjë një ndryshim pozitiv në jetën e lexuesve dhe do t’i frymëzojë ata të dalin nga rutina dhe të shprehin mendimet dhe emocionet e tyre në mënyra të veçanta.
Në fakt, ky libër është një vepër origjinale në gjuhën italiane, e shkruar nga autori nën titullin “Quello che il silenzio nasconde” (“Ajo çka heshtja fsheh”). Botimi i kësaj vepre në gjuhën italiane është bërë në vitin 2021, dhe kjo vepër ka shënuar sukses në Itali, duke qenë për shumë muaj në listën e top 100 librat e poezisë në Amazon.
Arbroni për platformën Albinfo.ch tregon se libri “Ajo çka heshtja fsheh” tashmë mundet të gjendet edhe në Kosovë.
Libri u botua nga shtëpia botuese UEGEN në Tiranë. Libri im tani është në raftet e shumë librarive të Kosovës, si ajo më e njohura, “Libraria e Dukagjinit”, në Prishtinë, pastaj është e pranishme edhe në “Prishtina Mall”, “Altera” në Prizren dhe Fushë Kosovë, “Tomorri” në Gjakovë dhe në librarin “kitap diyari” në Prizren.
Ndërkohë në Shqipëri ky libër është i pranishëm edhe në Tiranë, në Adrion, në Bookland dhe online
I pyetur se ku mund ta gjejnë librin lexuesit nga diaspora, Arbroni shprehet se:
Kushdo nga diaspora që dëshiron ta ketë librin, mund të më kontaktojnë direkt në Instagram dhe unë përmes postës ua dërgoj librin me autograf në shtëpinë e tyre, ose është edhe mundësia me porosi online në adrion: https://www.adrionltd.com/sq/biografi/135243-ajo-cka-heshtja-fsheh.html

Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci











