Lajme
Boksierja kosovare shkon në finale të Evropianit
Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku tashmë e ka të sigurt medaljen e argjendtë evropiane, pasi në gjysmëfinale e mundi boksieren angleze Ellie Scitiney, duke ia siguruar Kosovës edhe një medalja evropiane
Bokiserja kosovare Donjeta Sadiku ka shkuar në finale të Kampionatit Evropian për juniore që po mbahet në Ordu të Turqisë. Ajo tashmë e ka të sigurt medaljen e argjendtë evropiane, pasi në gjysmëfinale e mundi boksieren angleze Ellie Scitiney, duke ia siguruar Kosovës edhe një medalja evropiane.
Boksierja kosovare, Sadiku synon që ta fitoj medaljen e artë, dhe kështu t’i bashkohet grupit të vajzave që kanë lënë emër në “shkathtësitë bujare”, Majlinda Kelmendit e Nora Gjakovës.
Donjeta e kishte mposhtur në rrethin e parë rusen favorite, Dina Bogdanova, kurse në çerekfinale ishte më e mirë se bjellorusja Veranika Prakovyeva, citon Zëri. Ndërkaq, ajo u tregua e fortë edhe në gjysmëfinale, duke e mposhtur britaniken, Scitieney për të shkuar në finale, në evenimentin që po mbahet në Ordu.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto












