Të tjera

Bllokohet një autostradë në Kroaci, shkak ndeshja Shibenik-Dinamo

Për dy orë ka mbetur e bllokuar një autostradë në Kroaci ka mbetur, pasi disa grupe tifozësh synonin për t’u konfrontuar në rrugë.

Për dy orë ka mbetur e bllokuar një autostradë në Kroaci, pasi disa grupe tifozësh synonin për t’u konfrontuar në rrugë.

Bëhet fjalë për stacionin e pushimit Jadova, në autostradën përmes Likës, rrugë përmes të cilës shumë mërgimtarë e kalojnë për të arritur në Kosovë, si dhe për t’u kthyer sërish në shtetet ku punojnë.

Gjithçka ndodhi për shkak të ndeshjes Shibenik-Dinamo, ka njoftuar Ministria e Brendshme e Kroacisë, raporton jutarnji.hr, transmeton Albinfo.ch.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi në Twitter se pas orës 15:00, tifozët vizitorë të Hajdukut që ishin nisur drejt Zagrebit dhe Osijekut, kanë zbritur nga automjetet e tyre, të maskuar me helmeta dhe rroba, në vendpushimin Jadova dhe kanë ndaluar qarkullimin.

Shkak i mundshëm, siç deklaruan ata, është një konflikt me tifozët e Dinamos që kanë udhëtuar për të vizituar Shibenikun në Shubiçevac.

Policia njoftoi në Twitter se punonjësit e saj morën masa dhe veprime për të ndarë drejtimet e lëvizjes së tifozëve.

Këto veprime, siç shprehen ata, janë ndërmarrë për të parandaluar një konflikt tifozësh, pa veprime të policisë dhe pa përdorimin e mjeteve shtrënguese./Albinfo.ch