Lajme

Bizneset në Gjenevë paralajmërohen të vendosin barriera para samitit të G7

Dyqanet, restorantet dhe bizneset tjera janë këshilluar të marrin masa mbrojtëse për shkak të protestave të mundshme gjatë samitit në Evian

Bizneset në Geneva janë paralajmëruar të marrin masa shtesë sigurie para samitit të G7, i cili do të mbahet në mesin e muajit qershor në Evian të Francës, përcjell albinfo.ch.

Sipas mediave zvicerane, shitësit, restorantet dhe bizneset e tjera kanë pranuar letra nga kompanitë e menaxhimit të pronave, ku paralajmërohen për rreziqet që mund të vijnë nga demonstratat e planifikuara në lidhje me samitin ndërkombëtar.

Në letër rekomandohet fuqishëm që hyrjet dhe vitrinat e dyqaneve të mbrohen përmes vendosjes së barrierave mbrojtëse, si dhe angazhimit të kompanive të specializuara të sigurisë.

Po ashtu, bizneset janë paralajmëruar se dëmet eventuale mund të arrijnë në disa qindra franga për metër katror dhe se kostot do të mbulohen plotësisht nga vetë pronarët e bizneseve.

Autoritetet zvicerane pritet të rrisin masat e sigurisë gjatë periudhës së samitit, ndërsa protestat dhe tubimet kundër liderëve të vendeve më të industrializuara të botës konsiderohen të mundshme edhe këtë vit./Albinfo.ch