Kosova
Bien remitencat, Kosova humb shumë nga mosardhja e mërgimtarëve
Fehmi Mehmeti thotë se edhe Kosova do të goditet nga mosardhja e mundshme e mërgimtarëve
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka folur për situatën e sektorit financiar në këtë kohë pandemie.
Mehmeti në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se tregu i sigurimeve të automjeteve është më i dëmtuari në sektorin financiar në këtë kohë pandemie.
Ai thotë se mbi 150 mijë automjete nuk janë të regjistruara me ç’rast kanë shkaktuar dëme të mëdha financiare në kompanitë e sigurimeve.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës thotë se mërgimtarët gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë në baza vjetore shpenzojnë mbi një miliardë euro, përcjell albinfo.ch.
“Nga fillimi i vitit deri në muajin prill nga diaspora kemi 120 milionë euro remitenca. Nëse krahasohen me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janar-prill që kemi pasur 140 milionë euro. Pra i bie që rreth 14% më pak ka remitenca në këtë periudhë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Memheti thotë se vitin e kaluar remitenca direkte ka pasur rreth 870 milionë euro e që sipas tij këtë vit pritet të ketë një rënie të lehtë.
Ai thotë se edhe Kosova do të goditet nga mosardhja e mundshme e mërgimtarëve, ashtu si do të goditen edhe Shqipëria e Mali i Zi.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës thotë se sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë, prodhimi dhe sektori i ndërtimit e kanë pjesëmarrjen më të madhe në GDP.
“Këta tre sektorë e kanë edhe numrin më të madh të punësuarve”, tha ndër të tjera Fehmi Mehmeti.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











