Kosova
Bie numri i fluturimeve dhe udhëtarëve në Aeroportin e Prishtinës
Sipas ASK-së, në maj 2026 u realizuan 6 për qind më pak fluturime dhe 4 për qind më pak udhëtarë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e transportit dhe telekomunikimit për muajin maj 2026, të cilat tregojnë rënie të aktivitetit në transportin ajror, ndërsa shënohet rritje e përdoruesve të telefonisë fikse dhe mobile, transmeton albinfo.ch.
Sipas ASK-së, gjatë muajit maj janë realizuar 1.099 fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ose 6 për qind më pak krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2025.
Edhe numri i udhëtarëve ka shënuar rënie. Gjatë muajit maj aeroporti ka regjistruar 366.360 udhëtarë, që paraqet një ulje prej 4 për qind në baza vjetore. Numri i udhëtarëve në ardhje ka rënë me 0,4 për qind, ndërsa ai i udhëtarëve në nisje me 7,3 për qind.
Në transportin hekurudhor, ASK-ja njofton se janë regjistruar 8.628 udhëtarë, ose 1,6 për qind më shumë se në maj të vitit të kaluar. Gjatë së njëjtës periudhë janë transportuar edhe 182 tonë mallra me tren.
Sa i përket sektorit të telekomunikimit, numri i përdoruesve të telefonisë fikse ka arritur në 70.816, duke shënuar rritje prej 3,4 për qind krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, trafiku i realizuar në këtë rrjet ka rënë me 4,1 për qind, në 1.789.637 minuta.
Ndërkohë, telefonia mobile ka vijuar trendin e rritjes. Numri i përdoruesve me parapagim (Prepaid) ka arritur në 1.516.860, ose 2,72 për qind më shumë se në maj 2025, ndërsa numri i përdoruesve me kontratë (Postpaid) është rritur në 318.946, që paraqet një rritje vjetore prej 1,65 për qind. /Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












