Lajme
Bie ndjeshëm numri i azilkërkuesve shqiptarë në Britani
Parlamenti britanik është përfshirë të enjten nga debatet mbi çështjen e emigracionit. Kryeministri Rishi Sunak ka deklaruar se emigracioni në Mbretërinë e Bashkuar është shumë i lartë, ndërsa opozita laburiste ka akuzuar qeverinë se nuk ka një plan konkret për t’u përballur me fenomenin.
Këtë herë jashtë debateve duket se kanë qenë emigrantët shqiptarë, pasi në vend të parë për vitin 2022 rezultojnë emigrantët nga Ukraina, rreth 114 mijë dhe më pas ata nga Hong-Kongu, rreth 52 mijë, të cilët kanë përfituar nga programi i lehtësimit të vizave, pas dorës së hekurt të ushtruar nga qeveria kineze ndaj të drejtave të njeriut.
Ndërkohë, afganët përbënë pjesën dërrmuese të azilkërkuesve të ardhur me varka të vogla në tre muajt e parë të vitit.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Brendshme britanike, nga rreth 3 mijë e 800 personat që mbërritën në bregdetin e lokalitetit të Kentit, thuajse 900 ishin afganë.
Kombësia e dytë më e madhe në shifra ishte ajo e indianëve, rreth 670, të ndjekur nga iranianët, irakenët dhe sirianët.
Sa u takon shqiptarëve, kalimi përmes kanalit të La Manshit thuajse është ndalur. Pas më shumë se 12 mijë të ardhur në 2022-shin, vetëm 28 arritën të kalonin nga muaji janar deri në mars të këtij viti.
Në tërësi, numri i emigrantëve që hynë në Mbretërinë e Bashkuar gjatë vitit të kaluar arriti në 606 mijë njësi. Bëhet fjalë për një shifër rekord për një vit, që megjithatë është më e ulët nga sa parashikohej.
Ndërkohë, sa u takon atyre që kanë aplikuar për azil, numri është rritur në 172 mijë e 700 raste./Euronews
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair












