Lajme
Bie çmimi i gazit
Një ulje e mëtejshme e çmimeve të energjisë elektrike parashikohet për muajt në vijim nga tendenca e vazhdueshme rënëse e gazit natyror në TTF të Holandës, e cila po ul çmimin me shumicë të energjisë elektrike në tregun vendas.
Vlerësimet e analistëve ndërkombëtarë për një mbushje të mundshme të magazinës së gazit natyror të Evropës nga fundi i gushtit mbështesin mbajtjen e çmimeve në nivele të ulëta, megjithëse shprehen rezerva për atë që mund të ndodhë nga vjeshta pasi disa faktorë mbeten të pasigurt.
Një kthim në normalitet në Kinë, për shembull, pas vjeshtës, si dhe një dimër i ftohtë mund të përmbysë tablonë aktuale, pasi ato do të rrisin kërkesën duke i rritur sërish çmimet. E sigurt, megjithatë, është se vështirë se do të shihen sërish çmimet astronomike të vitit të kaluar kur çmimi i gazit natyror më 26 gusht theu të gjitha rekordet e mëparshme dhe arriti në 345 euro për MWh dhe çmimin e energjisë elektrike në tregun me shumicë në të njëjtin muaj në 429.388 euro për MWh.
Dimri i butë dhe rënia e kërkesës kufizuan konsumin e rezervave të gazit natyror dhe çuan në një ngadalësim të ndjeshëm të çmimeve të energjisë. Çmimi i gazit natyror nga vlerat maksimale prej 245 euro/megavat orë më 26 gusht të vitit të kaluar u mbyll me 39.6 euro për MWh, duke shënuar një rënie prej 88.5 për qind.
Çmimi mesatar në tregun me shumicë të energjisë elektrike nga pika më e lartë prej 429.388 euro për MWh e gjetur në muajin gusht ka rënë në 121.88 euro/megavat orë në muajin prill, duke shënuar një rënie prej 71.6 për qind duke zvarritur kështu çmimin me pakicë të energjisë elektrike. /Scan
E-Diaspora
-
Sot varroset 19-vjeçari nga Vitia që humbi jetën në aksident në Itali 19-vjeçari shqiptar u nda nga jeta më 24 korrik, pasi u përfshi në një aksident të... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Mërgimtarët dhe veteranët e futbollit bashkohen për të katërtin vit në turneun e FC Barileva -
Ermonela Jaho debuton në Festivalin Veror të Varnës me një gala operistike -
Nis seminari mbarëkombëtar për mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë
Jeta në Austri
-
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” Është shqiptarja e parë që fiton këtë vlerësim prestigjioz ndërkombëtar, ndërsa Shqipëria synon të organizojë edicionin... -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova









