Lajme
Biden do t’u drejtohet sërish amerikanëve për t’i lutur të vaksinohen
“Mos më keqkuptoni – COVID-19 nuk është mposhtur”, tha Biden.
Pasi administrata e tij nuk e arriti objektivin e saj të vaksinimit Ditën e Pavarësisë, Presidenti Joe Biden do t’u bëjë thirrje përsëri të martën amerikanëve të paimunizuar që të vaksinohen për të mbrojtur veten dhe të tjerët kundër koronavirusit, veçanërisht ndaj variantit më të fundit që është shqetësues.
Presidenti Biden do të mbajë një fjalim në Shtëpinë e Bardhë mbi përgjigjen ndaj COVID-19-s dhe programin e vaksinimit ndërsa rriten shqetësimet për variantin Delta të virusit që po përhapet në të gjithë vendin.
Administrata Biden synonte që të paktën 70 për qind e amerikanëve të rritur të ishin të vaksinuar pjesërisht kundër COVID-19 deri më 4 korrik. Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thanë të premten se 67 për qind e amerikanëve kanë marrë një dozë të vaksinës COVID dhe 47 për qind kanë marrë dy doza.
Presidenti deklaroi një fitore të pjesshme gjatë festës së Ditës së Pavarësisë të dielën në Shtëpinë e Bardhë, ku ai dhe Zonja e Parë Jill Biden përshëndetën personalisht shumë prej 1,000 të ftuarve nga radhët e punonjësve të ndihmës së parë, atyre thelbësorë si dhe anëtarëve të shërbimit ushtarak.
“Ne i jemi kthyer sërish udhëtimeve. Po takojmë përsëri të afërmit. Bizneset po hapin dyert dhe po punësojnë përsëri”, u tha Presidenti Biden të pranishmëve gjatë një fjalimi 15-minutësh gjatë të cilin ai deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë pranë “çlirimit” nga pandemia. “Sot, në të gjithë vendin mund të themi me besim: Amerika po kthehet e bashkuar”.
Presidenti paralajmëroi, se megjithatë beteja kundër virusit – i cili ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 600,000 amerikanë, nuk ka përfunduar ende.
“Mos më keqkuptoni – COVID-19 nuk është mposhtur”, tha Biden.
“Të gjithë e dimë se janë shfaqur variante të fuqishme. Por mbrojtja më e mirë kundër këtyre varianteve është të vaksinoheni.
Marrja e vaksinës, tha presidenti, është gjëja “më patriotike” që mund të bëni.
Ekziston një kontrast i fortë rajonal në përqindjet e vaksinimit. Në verilindje të vendit, më shumë se gjysma e të rriturve janë vaksinuar plotësisht.
Në kontrast me to, shtetet e jugut po kanë përqindje të lartë të shkallës së vaksinimit. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në Alabama, Arkansas, Luiziana dhe Misisipi, 35 për qind ose më pak e të rriturve kanë marrë të dyja dozat.
Ekziston edhe një ndarje politike kur bëhet fjalë për vaksinat.
Sipas një sondazhi të gazetës Washington Post dhe rrjetit televiziv ABC News, vetëm 45 për qind e republikanëve kanë marrë dozën e tyre të parë të vaksinës.
Sipas Dr. Anthony Fauci, këshilltari kryesor mjekësor i presidentit dhe drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, amerikanët që hezitojnë të vaksinohen, për çfarëdo lloj arsye, duhet të rivlerësojnë mendimin e tyre.
“Kemi të bëjmë me një situatë historike në këtë pandemi dhe ne i kemi mjetet për ta frenuar atë”, tha Fauci të dielën gjatë një interviste në programin “Meet the Press” të kanalit NBC.
Fauci tha se 99 për qind e vdekjeve të fundit nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara përfshinin njerëz të pavaksinuar.
Mes përhapjes së variantit Delta të virusit, që besohet të jetë më infektues, qeveria federale po përgatitet të dërgojë ekipe shtesë për t’iu përgjigjur nivelit në rritje të infeksioneve në shtetet jugore dhe perëndimore.
E-Diaspora
-
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit Artistja me famë botërore promovon veprën e shkrimtares shqiptare, duke sjellë në vëmendjen ndërkombëtare historinë e... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













