Shqipëria
Berset: Marrëveshja Zvicër-Shqipëri mbi sigurimet shoqërore sjell ndryshim pozitiv
Zvicra dhe Shqipëria ranë dakord muajin që shkoi që të bashkëpunojnë më ngushtë në fushën e sigurimeve shoqërore
Zv.presidenti dhe ministri zviceran për Çështjet e Brendshme, Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale, Alain Berset, vizitoi Shqipërinë në 17-19 shkurt, ku u takua me ministra të qeverisë dhe nënshkroi marrëveshjen për sigurimet shoqërore, përcjell Albinfo.ch.
Ai zhvilloi takime me zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe ministren e Financës dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.
Vizita erdhi pasi Zvicra dhe Shqipëria ranë dakord që të bashkëpunojnë më ngushtë në fushën e sigurimeve shoqërore. Në marrëveshjen e nënshkruar në 18 shkurt, sigurohet që shtetasit zviceranë dhe shqiptarë të marrin trajtim të barabartë për sa u përket të drejtave të tyre për sigurime shoqërore dhe të kenë qasje më të mirë ndaj këtyre përfitimeve.
“Zvicra po mbështet procesin e reformave në Shqipëri. Sot ne bëmë një hap tjetër të rëndësishëm drejt këtij synimi. Jam i bindur që marrëveshja mbi sigurimet shoqërore sjell ndryshim pozitiv për qytetarët tanë dhe për shkëmbimet ekonomike të të dy vendeve tona”, tha ministri Berset, transmeton atsh.
Marrëveshja e re u mundëson qytetarëve që të marrin pensione edhe kur jetojnë jashtë vendit, ndërsa të dy qeveritë do kenë një bashkëpunim më të mirë në parandalimin e mashtrimeve dhe abuzimeve me sigurimet shoqërore.
Ajo gjithashtu lehtëson lëvizshmërinë e qytetarëve zviceranë dhe shqiptarë dhe i mbron ata nga kontributet e dyfishta të sigurimeve shoqërore.
Zv.presidenti Berset u takua me zv.kryeministrin Arben Ahmetaj dhe diskutuan mbi marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Zvicrës, dhe mbi përgjigjen ndaj krizave të tërmetit 2019 dhe pandemisë COVID-19.
Ai gjithashtu takoi ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe vizitoi qendrën shëndetësore në Vorë, të rinovuar më mbështetje zvicerane.
Diskutimet u fokusuan në përpjekjet për t’u përballur me pandeminë, shtrirjen e vaksinimit dhe përvojat e dy vendeve në trajtimin e krizës. Një temë tjetër ishte mbështetja zvicerane për sistemin shëndetësor në Shqipëri.
Zvicra është aktualisht partneri kryesor dypalësh për Shqipërinë në sektorin shëndetësor.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













