Lajme
Berlin: Shtatë kompani nga Kosova promovojnë produktet në panairin “Fruit Logistica”
Përfaqësuesit e Agro-Florentina, Fungo, Hit-Flores, Doni Fruits, BoostBerries, Fruton (startup), Santefruit dhe Arra&Lajthi (startup), krahas promovimit të produkteve të kompanive të tyre, po zhvillojnë kontakte me pjesëmarrës dhe blerës potencial në Berlin, me qëllim të krijimit të bashkëpunimit si dhe rritjes së prodhimit dhe eksportit.
Shtandi ku janë të ekspozuara produktet e kompanive nga Kosova është vizituar edhe nga Ambasadori i Kosovës në Gjermani, z. Faruk Ajeti, me ç’rast ai u premtoi angazhim edhe më të madh të Ambasadës, me qëllim të përformimit sa më të mirë të kompanive nga Kosova në panairet që organizohen në Gjermani.
Ky është panairi me i madhi në Evropë që organizohet për sektorin e frutave dhe pemëve, i cili është i hapur deri më 10 shkurt 2023, shkruan albinfo.ch.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











