Kosova
Bedri Hamza: PDK nuk hyn në qeveri, do të jetë opozitë
Hamza pas takimit me Kurtin: PDK do të mbetet në opozitë, do të mbështesim vetëm nismat në interes të qytetarëve
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka konfirmuar se partia që ai drejton do të mbetet në opozitë gjatë këtij mandati, pas takimit që zhvilloi me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, përcjell albinfo.ch.
Në një deklaratë për mediat, Hamza tha se takimi u zhvillua në një atmosferë korrekte, por se ai nuk ka ndryshuar qëndrimin e PDK-së lidhur me pozicionimin e saj politik.
“PDK në këto zgjedhje ka garuar me program dhe me prioritete që kanë të bëjnë me ekonominë, mirëqenien sociale, energjinë dhe infrastrukturën. Për t’i realizuar këto prioritete, PDK nuk ka vija të kuqe dhe është e hapur për të biseduar për marrëveshje gjithëpërfshirëse politike”, deklaroi Hamza.
Megjithatë, ai theksoi se, bazuar në bisedimet e zhvilluara me Kurtin, partia do të vazhdojë të ushtrojë rolin e saj në opozitë.
“Bazuar në bisedat që i kemi pasur, normalisht korrekte, qëndrimi ynë është që PDK në këtë mandat është e gatshme të jetë në opozitë dhe i dëshirojmë sukses Kurtit”, u shpreh ai.
Hamza theksoi se procesi i formimit të institucioneve kërkon bashkëpunim ndërmjet subjekteve politike, duke nënvizuar se Lëvizja Vetëvendosje duhet të sigurojë mbështetjen e nevojshme për çështje të rëndësishme, përfshirë edhe zgjedhjen e presidentit.
“Sikurse partitë e tjera, edhe LVV-ja duhet të gjejë partnerët e nevojshëm, sipas kritereve të saj, për t’i dhënë vendit institucionet”, tha ai.
Në përfundim, kreu i PDK-së bëri të ditur se, pavarësisht rolit në opozitë, partia do të mbështesë çdo nismë që është në interes të qytetarëve dhe të shtetit.
“Ne do të bashkëpunojmë me të gjitha forcat politike në Kuvend, në interes të qytetarëve të Kosovës”, përfundoi Hamza./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












