Lajme

BE-ja vendos sanksione ndaj 600 shtetasve të tjerë rusë

Ministrat evropianë të financave kanë miratuar zyrtarisht një paketë të katërt sanksionesh që synojnë më shumë se 600 shtetas rusë, atë që ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, e quajti një “vendim historik”, shkruan Euronews.

“Është paketa më e shpejtë, më e fortë e sanksioneve të miratuara ndonjëherë nga Bashkimi Evropian në historinë e tij”, tha Maire.

Emrat e individëve dhe subjekteve ruse të përfshirë në raundin e ri të sanksioneve nuk janë bërë të ditur.

“Sanksionet u zgjeruan për të përfshirë oligarkët kryesorë, lobistët dhe propaganduesit që shtyjnë narrativën e Kremlinit për situatën në Ukrainë, si dhe kompanitë kryesore në sektorët e aviacionit, ushtarak dhe të përdorimit të dyfishtë, ndërtimin e anijeve dhe makineritë”, tha Këshilli Evropian në një deklaratë, përcjell albinfo.ch.