Lajme
Bavaria merr masa të ashpra kufizimesh
Dalja jashtë shtëpisë lejohet vetëm me arsyetim të fortë.
Shteti gjerman i Bavarisë ka njoftuar se do të shtrëngojë masat kufizuese nga dita e mërkurë dhe në vijim, transmeton albinfo.ch.
Markus Soeder tha se qytetarët do të lejohen të largohen nga shtëpia e tyre vetëm nëse kanë ndonjë arsye të fortë, duke shtuar se do të marrë masa të ashpra gjatë Krishtlindjeve, por jo për Vitin e Ri.
Ani pse gjatë muajve mars dhe prill, Gjermania e përballoi mjaft mirë situatën e pandemisë, por ajo tashmë po përballet me një valë më vdekjeprurëse të përhapjes së infeksionit, duke futur një bllokim më të lehtë që nga fillimi i nëntorit.
Numri i infeksioneve të reja nuk po rritet aq shumë sa më parë, por sidoqoftë Gjermania po shënon rekord ditor të viktimave.
E-Diaspora
-
Itali
27-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali pas një aksidenti tragjik në vendin e punës Floriano Cani ndërroi jetë katër ditë pas aksidentit, pasi u godit nga një shtyllë telekomunikacioni gjatë... -
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje” -
Gjermani/Francë
Sot u jepet lamtumira e fundit dy vajzave shqiptare nga diaspora që humbën jetën në aksidente tragjike -
BQK: Ekonomia e Kosovës pritet të ngadalësohet, inflacioni të rritet në 6.7% gjatë vitit 2026 -
Pranvera Hyseni solli nga SHBA një teleskop dhe e dhuroi në Ditën Ndërkombëtare të Asteroidëve
Jeta në Austri
-
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair Gjykata Supreme e Austrisë (OGH) ka rrëzuar një gamë të gjerë klauzolash tarifash të përdorura nga... -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve -
Temperatura rekorde edhe në Vjenë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore












