Lajme

Bashkimi Evropian fillon iniciativë ndihme prej 1 miliard dollarësh për Gazën

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se ka nisur një iniciativë me 15 partnerë për të ofruar 883.6 milionë euro ndihmë për Gazën.

Sipas njoftimit, “Iniciativa e Ekipit të Gazës”, e nisur në takimin e Grupit të Donatorëve të Palestinës në Bruksel, do të mbështes projektet e rimëkëmbjes për popullin e Gazës.

12 vende evropiane si dhe Japonia iu bashkuan iniciativës, së bashku me Bankën Botërore dhe Bankën Evropiane për Investime.

Komisionerja për Mesdheun, Dubravka Suica ka deklaruar se Australia dhe Kanadaja kanë shprehur interes dhe pritet të bashkohen, transmeton albinfo.ch.

Bëhet e ditur se iniciativa ka për qëllim “vlerësimin e shpejtë të dëmeve dhe nevojave për Gazën, koordinojë projektet e hershme të rimëkëmbjes që adresojnë restaurimin e shërbimeve bazë, duke përfshirë infrastrukturën e ujit dhe kanalizimeve, menaxhimin e mbeturinave dhe mbetjeve të ngurta, si dhe restaurimin e sistemeve shëndetësore, të energjisë, të bujqësisë dhe të ushqimit”.