CH-Ballkani
Ballkani i paperspektivë, rreth gjysmë milion maqedonas e kanë lëshuar vendin
Rreth 120 mjekë nga Maqedonia kanë lëshuar vendin - kjo zyrtarisht - pasi statistikat jo zyrtare flasin për një shifër dhjetë herë më të madhe të mjekëve që lëshojnë Maqedoninë. Për një vend me më pak se dy milion banorë, kjo shifër është më se e madhe, përcjell albinfo.ch.
Keq ose mirë, shumë të rinj nga Ballkani Perëndimor po largohen drejt Europës Perëndimore, shkruajnë mediat gjermanofone, mes tjerash edhe “Wiener Zeitung”. Kështu ndodh edhe me familjen e Alisa, e cila është pyetur nga djali i saj 12 vjeçar se kur do emigrojnë nga Maqedonia. Halla e tij jeton në Zvicër, ndërsa Alisa nuk e dëshiron largimin nga vendlindja. Ka histori të dhimbshme.
Rreth 120 mjekë nga Maqedonia kanë lëshuar vendin – kjo zyrtarisht – pasi statistikat jo zyrtare flasin për një shifër dhjetë herë më të madhe të mjekëve që lëshojnë Maqedoninë. Për një vend me më pak se dy milion banorë, kjo shifër është më se e madhe.
Histori të ngjashme emigrimi ka edhe në largësinë ajrore 500 kilometra nga Shkupi, në Sarajevë. Atje punon si gazetar Andrej, i cili i drejtohet një 23 vjeçari: “Nëse unë do isha aq i ri sa ti, do ikja nga ky vend.” Ai vetë, thotë se nuk ka më energji për një gjë të tillë. Sapo ka blerë një apartament të vogël, por nuk është aspak i kënaqur me kushtet ekonomike.
“Perspektivë më të mirë, jo vetëm ekonomike, shumica e europianëve juglindorë shohin te vendet tjera. Në vitet e kaluara Maqedoninë e kanë lëshuar 300.000 deri 500.000 banorë, kurse në Bosnjë kjo shifër është rreth një milion banorë. Ky është shpjegimi se pse dështoi referendumi i 30 shtatorit në Maqedoni. Çdo i shtati rumun punon jashtë vendit, kurse ngjashëm është edhe me emigrimin e kroatëve, polakëve, bullgarëve.
Në Bosnjë të dielën janë zgjedhjet, por pak mund të ndryshojë në përmirësimin e mirëqenies së banorëve. Një shtet disfunksional dhe i ndarë etnikisht dhe fetarisht. Perëndimi në anën tjetër ka arritur të fitojë si pasojë e pranimit të emigrantëve, kryesisht në fondin pensional.
E-Diaspora
-
Itali: Shqiptarja dënohet me 30 vjet burg për vrasje të dyfishtë Itali: 30 vjet burg për shqiptaren që vrau prindërit e partnerit të saj... -
LUGINA’S DAY 2026: Një ngjarje e madhe që bashkon komunitetin shqiptar në Zvicër -
Zvicër
Forbes prezanton Betim Djambazin, shqiptarin nga Zvicra që po ndërton robotët e së ardhmes -
Sot dita e tretë e Samitit të Diasporës, ja çfarë përfshin agjenda -
“Zërat e Diasporës” panel i veçantë në kuadër të Samitit të Diasporës Shqiptare
Jeta në Austri
-
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj Sondazhi i ri tregon se kostot e strehimit për studentët janë mesatarisht 586 euro në muaj,... -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen













