Lajme
Autobusi nga Shqipëria, 34 orë në rrugë pa bërë pauzë: Dënohet ndërmarrja
Policia vuri re se të katër shoferët e pranishëm nuk kishin marrë periudhën e detyrueshme të pushimi ditor që nga fillimi i udhëtimit, një ditë më parë
Një patrullë e inspektimit të trafikut ka nxjerrë një autobus në Autostradën 67 afër qytetit Darmstadt jashtë qarkullimit dhe e ka ndaluar atë të vazhdojë rrugën.
Kjo ka ndodhur për faktin se shoferët ishin në rrugë për 34 orë pa pushim, shkruan Mannheimer morgen.
Autobusi ishte duke udhëtuar nga Shqipëria për në Dortmund të Gjermanisë kur policët e ndaluan për ta kontrolluar, transmeton albinfo.ch.
Duke bërë verifikimin e orëve të vozitjes dhe kohën e pushimit, policia vuri re se të katër shoferët e pranishëm nuk kishin marrë periudhën e detyrueshme të pushimi ditor që nga fillimi i udhëtimit, një ditë më parë.
Në rastin e një ekuipazhi të një autobusit me shumë njerëz, kjo periudhë duhet të jetë gjithsej nëntë orë brenda 30 orësh, përcjell albinfo.ch. Ndërkaq periudhat e pushimit në automjetin derisa ai është në lëvizje, janë të ndaluara ose nuk llogariten si pushime.
Në këtë mënyrë, shoferët kanë qëndruar në autobusin në lëvizje për gati 34 orë.
Sigurisht, autobusit iu ndalua udhëtimi në vijim. Dymbëdhjetë pasagjerëve u është dashur të vazhdonin udhëtimin e tyre me mjete të tjera.
Kundër ndërmarrjes së autobusëve dhe shoferit, është iniciuar procedura e cila parasheh një gjobë prej më së paku 5000 eurosh.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë













