Lajme
Austria sot feston Ditën e saj kombëtare
Shteti austriak sot po feston ditën kombëtare.
Gjithçka sot është e mbyllur, ndërkohë për të punësuarit, është ditë pushimi, përcjell albinfo.at
Më 26 tetor austriakët festojnë Ditën kombëtare të tyre. Në këtë ditë Austria rikujton “neutralitetin e përhershëm” të vendosur me një deklaratë nga Parlamenti i Austrisë në vitin 1955.
Deklarata u miratua si akt kushtetues i Parlamentit. Kjo ditë zëvendësoi ditën e hershme të flamurit si një festë kombëtare. Megjithatë, 26 tetori ka qenë një festë kombëtare vetëm që nga viti 1965. Ndërkohë dy vjet më vonë, pra që nga viti 1967, kjo ditë është edhe ditë pushimi në gjithë Austrinë, shkruan albinfo.at.
Nga “Dita e Çlirimit”, në “Ditën e Flamurit”
Para kësaj, në Austri nga viti 1946 deri në vitin 1954 – të paktën në Vjenë – festohej 13 Prilli, përkatësisht “Dita e Çlirimit”. Por, për shkak të okupimit të vazhdueshëm nga aleatët, kjo festë humbi gjithnjë e më shumë kuptimin. Më në fund, në vitin 1955, Ministri i Arsimit, Heinrich Drimmel, dekretoi që shkollat të festonin “Ditën e Flamurit” më 25 tetor. Sipas afateve të përcaktuara në Traktatin e Shtetit, kjo ditë ishte dita në të cilën ushtari i fundit aleat do të largohej nga Austria.
Një vit më vonë, në vitin 1956, qeveria shpalli për herë të parë 26 tetorin “Ditën e Flamurit”. Në vitin 1965 pasoi “Ligji Federal për Ditën Kombëtare të Austrisë”. Aty zgjedhja e datës 26 tetor justifikohet me vendimin e ligjit të neutralitetit, njofton albinfo.at.
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












