Lajme
Austria kërkon të punësojë kamerierë, një mundësi punësimi edhe për kosovarët
Të qenit në listën e profesioneve me mungesë në Austri, do të thotë që kompanitë mund të rekrutojnë punëtorë edhe të huaj (jashtë BE-së) duke përfshirë edhe Kosovën, për të plotësuar vendet e lira të punës nëpërmjet vizës Rot-Weiss - Rot (Kuq-Bardhë-Kuq)
Pandemia COVID-19 ka ndryshuar ndjeshëm imazhin e botës që njihnim më parë, dhe për rrjedhojë edhe ekonominë e pothuajse të gjitha vendeve.
Edhe Austria po përballet me mungesë të punëtorëve këtë vit, aq sa në mes të verës ka ndryshuar rregulloren për profesionet deficitare(Mangelberufe) dhe listës prej 66 profesionesh ia ka shtuar edhe dy të tjera – kamerierë dhe punëtorë të tjerë të hotelerisë.
Ja se si qytetarët e Kosovës mund të gjejnë punë dhe leje qëndrimi në Austri
Austria çdo vit publikon listën e profesioneve që mungojnë në tregun e punës. Dhjetorin e kaluar, autoritetet austriake publikuan një listë të profesioneve me deficit. Aty renditeshin 66 profesione.
Bëhet fjalë për rregulloren për Fuqinë Profesionale Punëtore, gjegjësisht profesionet deficitare bazuar në ligjin për punësimin e të huajve.
Sipas listës së publikuar, disa nga profesionet për të cilat ka kërkesë janë infermierë/teknikë të diplomuar, kuzhinierë, molerë, automekanikë, xhampunues, muratorë…
Në listën e profesioneve deficitare përfshihen edhe inxhinierë të teknologjisë informative, mjekë, saldatorë, instalues dhe montues tubash, inxhinierë mekanikë të diplomuar, prerës xhami etj.
Megjithatë, ky vit ka nisur relativisht keq për Austrinë për sa i përket ekonomisë dhe situata është përkeqësuar me ardhjen e muajve të verës.
Sezoni turistik është duke ecur me ritme të mira, ndaj është bërë e qartë se ka mungesë të fuqisë punëtore në degë të caktuara të ekonomisë, kryesisht në industrinë e hotelerisë.
Kështu është ndryshuar rregullorja e lartpërmendur dhe listës i janë shtuar edhe dy profesione të tjera.
Një shans për banorët e Kosovës dhe Ballkanit
Lista e profesioneve deficitare vlen edhe për të gjithë shtetasit e Kosovës, Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut të cilët kanë përfunduar shkollim profesional ose akademik dhe dëshirojnë të gjejnë punë në Austri.
Ka disa kritere bazë që duhet t’i plotësoni nëse doni të gjeni një punë dhe të fitoni një leje qëndrimi në këtë vend.
Para së gjithash, është e nevojshme të keni një diplomë për një profesion që është renditur si deficitar në rregulloren e re të shtetit austriak. Hapi tjetër është sigurimi i Kontratës së punës dhe vizës së punës, e cila negociohet mes punëdhënësit dhe Zyrës së Punësimit në Austri (AMS).
Ata që vijnë nga vendet me liberalizim të vizave, janë në avantazh pasi mund të qëndrojnë në Austri deri në tre muaj dhe të kërkojnë aty vendin e punës.
Në rastin e Kosovës, është e mundur të gjeni një vend pune nga distanca, por është e nevojshme që punëdhënësi të jetë i gatshëm t’i kalojë të gjitha procedurat me ju në mënyrë elektronike.
Lista e profesioneve të kërkuara në Austri, mund të i gjeni në këtë link, përcjell albinfo.at
https://www.migration.gv.at/de/formen-der-zuwanderung/dauerhafte-zuwanderung/bundesweite-mangelberufe/
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Orges Bytyqi përfundon me sukses kursin TOEFL dhe nis studimet në Eötvös Loránd University -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Austri
-
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve Incidenti dramatik ndodhi rreth orës 6:10 të mëngjesit kur një burrë 29-vjeçar nga Kosova zbuloi gruan... -
Austri: Paralajmërohen stuhi, niveli i kuq i paralajmërimit për disa zona -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median












