Lajme
Austria ka vendosur të heqë ligjin e saj të detyrueshëm të vaksinimit kundër Covid
Austria ka vendosur të heqë ligjin e saj të detyrueshëm të vaksinimit kundër Covid, shkruan albinfo.at.
Ministrin e Shëndetësisë Johannes Rauch (Të Gjelbërit) tha se varianti “Omicron” kishte “ndryshuar situatën”. Ai tha se ligji që e bën të detyrueshëm vaksinimin kishte hapur ndarje në shoqëri dhe heqja e vaksinimit të detyrueshëm nënkuptonte një hap drejt normalitetit dhe të mësuarit për të jetuar me Covid-19.
Gjithashtu do të ndërpritet edhe projekti kërkimor “Austrian Corona Panel”, i cili ka hulumtuar pandeminë që nga fillimi i krizës së Corona.
Partitë opozitare të Austrisë kanë pasur reagime të ndryshme ndaj lajmit. Zëdhënësi i shëndetësisë nga partia SPÖ, Phillip Kucher, e përshkroi kthesën si një kulm të “dështimit të qeverisë”. Vendimi u prit mirë nga partia e ekstremit të djathtë FPÖ, e cila prej muajsh po bën presion për t’i dhënë fund vaksinimit të detyrueshëm. Sipas partisë liberale NEOS, Qeveria e ka “çmuar” vaksinimin e detyrueshëm që në fillim, raporton transmetuesi ORF. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjestila Mehmetaj, një model frymëzimi për rininë shqiptare në mërgim Gjestila Mehmetaj vazhdon të jetë një model frymëzimi për komunitetin shqiptar dhe për ata që kanë...
-
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për t’u regjistruar diaspora
-
Merakli t’kerreve: U ndihmojmë mërgimtarëve veçmas në kufij
-
Projekti filmik “Adelina”, fitues i trefishtë në Spanjë
-
Platforma“Made in Kosova” promovon potencialin ekonomik, kulturor e turistik
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë