Lajme

Austri: 15 kg kanabis, arrestohet 19-vjeçari shqiptar

Një 19-vjeçar shqiptar u kap javën e kaluar me dy valixhe të mëdha plot me kanabis, gjatë një kontrolli rutinë në Innkreisautobahn në komunën e Wels të Austrisë.

Policia sekuestroi në makinën e tij e cila ishte me tabela franceze, rreth 15 kilogramë të lëndës narkotike kanabis sativa. I riu dyshohet se ishte duke dërguar “mallin” rrugës për në Gjermani, raporton albinfo.at

Gjatë kontrollit në makinën e tij, u konstatua se në bagazh transportoheshin dy valixhe të mëdha të mbushura me bar kanabis, të cilat ishin rreth 15 kilogramë. Shqiptari u arrestua nga zyrtarët policorë. Hetimet u morën nga Zyra e Policisë Kriminale Shtetërore të Austrisë së Epërme. Hetimet e mëtejshme janë në vazhdim. I akuzuari 19-vjeçar u transferua në burgun e Wels-it