E-Diaspora
Itali: Arrestohet një shqiptar, kjo është arsyeja
Shqiptari me iniciale B.M, u kap në flagrancë nga policia në Pesaro
Një 33-vjeçar, me origjinë shqiptare, u arrestua nga policia italiane pasi u kap me lëndë narkotike, kokainë. Shqiptari me inicialet B.M. u kap në flagrancë nga policia në Pesaro, teksa i jepte dy doza kokainë një vendasi në këmbim të 200 eurove.
Kërkimet e mëpasme në makinën e tregtarit të drogës dhe më pas në shtëpinë e tij në zonën e Santa Veneranda, i çuan karabinierët të zbulojnë një bazë logjistike, ku përgatiteshin dozat. Droga ishte e fshehur në një zgavër të posaçme jashtë ndërtesës.
Gjatë aksionit u kap rreth 1 kg kokainë e pastër, e ndarë në pako, ndërsa u sekuestruan edhe peshore elektronike dhe lëndë për prerjen e kokainës.
Gjithashtu, policia kapi edhe një sasi prej 10 mijë eurosh që besohet të jenë të ardhura nga shitja e lëndëve narkotike. Shtetasi shqiptar u arrestua dhe u shoqërua në burgun e Pesaros.
Operacioni i rëndësishëm antidrogë u krye nga njësia hetimore e Departamentit operativ të komandës provinciale të karabinierëve të Pesaro dhe Urbino, të cilët kanë çmontuar një treg të lulëzuar të kokainës.
Identifikimi i shqiptarit u bë gjatë orëve të vona të pasdites së të premtes në periferi të qytetit, për shkak të lëvizjeve të dyshimta të tij dhe takimet e shpejta me shoferë në kryqëzime ku u jepte kokainën e cilësisë së pastër për 100 euro doza.
Shqiptari i arrestuar, banues në Santa Veneranda, prej kohësh është vendosur atje me gruan dhe fëmijët e tij të vegjël, ligjërisht i papunë, pavarësisht se jeton prej 15 vjetësh në Itali.
Sasia e sekuestruar e drogës do t’i kishte dhënë shqiptarit një shumë prej 250 mijë eurosh.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Akademik Fehmi Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës
Jeta në Austri
-
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet Këtë javë, në Vjenë do të zhvillohen gjysmëfinalet dhe finalja e edicionit të 70-të të Eurovisionit.... -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë












