Kosova

Arrestohet personi që dyshohet se kërcënoi Albin Kurtin

I dyshuari e kishte kërcënuar kryeministrin në detyrë përmes rrjeteve sociale, ndërsa para arrestimit kishte kërcënuar edhe zyrtarë policorë

Policia e Kosovës ka arrestuar në Prishtinë një person, i dyshuar se përmes rrjeteve sociale kishte kanosur kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, përcjell albinfo.ch.

Sipas Policisë, i dyshuari është identifikuar dhe lokalizuar në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Autoritetet bëjnë të ditur se, para arrestimit, ai kishte kanosur edhe zyrtarë policorë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti po hetohet nga organet kompetente. /Albinfo.ch