Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare në Jarinjë, pasi dyshohet se i ka ofruar 10 euro ryshfet një zyrtari të Policisë Kufitare, përcjell albinfo.ch.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari ka tentuar ta korruptojë zyrtarin policor në mënyrë që t’i mundësohej vajzës së tij hyrja në territorin e Kosovës.
Pas arrestimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti po trajtohet nga organet kompetente./Albinfo.ch