Botërori 2026
Armand Duka merr pjesë në eventin e FIFA-s në New York, takohet me Donald Trump dhe Gianni Infantino
Presidenti i FSHF-së ishte pjesë e ceremonisë së organizuar në prag të finales së Kupës së Botës 2026, ku morën pjesë drejtuesit më të lartë të futbollit botëror dhe presidenti amerikan.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, mori pjesë në eventin e organizuar nga FIFA në Trump Tower në New York, në prag të finales së Kupës së Botës FIFA 2026, përcjell albinfo.ch.
Në aktivitet morën pjesë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, anëtarë të Këshillit të FIFA-s, drejtues të federatave kombëtare nga e gjithë bota, si dhe legjenda të futbollit ndërkombëtar.
Gjatë eventit, Duka pati rastin të takohej dhe të bashkëbisedonte me presidentin amerikan Donald Trump, presidentin e FIFA-s Gianni Infantino dhe drejtues të tjerë të futbollit botëror. Takimet u zhvilluan në kuadër të aktivitetit që shënoi suksesin e edicionit më të madh në historinë e Kupës së Botës.
Në fjalën e tij, Gianni Infantino e cilësoi Botërorin 2026 si një sukses të jashtëzakonshëm.
“Kjo Kupë Bote i ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë. Nuk është vetëm Kupa e Botës më e madhe e të gjitha kohërave, por edhe ngjarja më e madhe njerëzore, sociale dhe kulturore që njerëzimi ka parë ndonjëherë”, tha ai.
Edhe presidenti amerikan Donald Trump e vlerësoi turneun si një ngjarje historike.
“Ky ka qenë një turne si askush tjetër, me konkurrencë të jashtëzakonshme dhe momente të paharrueshme që kanë bashkuar botën. Është eventi sportiv më i suksesshëm në histori”, deklaroi Trump.
Kupa e Botës FIFA 2026 ka vendosur rekorde të reja, me mbi 6.6 milionë tifozë në stadiume dhe një mesatare mbushjeje prej 99.7 për qind. Turneu u zhvillua për herë të parë me 48 kombëtare dhe u organizua nga tre vende pritëse: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Meksika.
Pjesëmarrja e Armand Dukës në këtë aktivitet konfirmon rolin aktiv të Federatës Shqiptare të Futbollit në strukturat ndërkombëtare të futbollit dhe bashkëpunimin e saj të vazhdueshëm me FIFA-n.
E-Diaspora
-
Letër falënderimi e organizatorëve të manifestimit të Ditës së të Zhdukurve me forcë "Një mirënjohje e veçantë u takon, mbi të gjitha, familjarëve të personave të zhdukur", thuhet veç... -
Në vendkalimet kufitare të Kosovës, pa pritje të gjata -
TIME rendit Mira Muratin mes 100 figurave më me ndikim në Inteligjencën Artificiale -
Ambasada e Kosovës merr pjesë në “Embassy Cup 2026” në Potsdam -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci
Jeta në Austri
-
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci “Beneath the Tongue, a Pebble”: Luan Bajraktari sjell në Kroaci një ekspozitë... -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime











