E-Diaspora
Arlind Hani, modeli me “fytyrën e Jezusit”
«Jezus», kishte bërë shaka një fotograf në momentin kur para objektivit të tij kishte vendosur modelin e ri nga Korneoburgu austriak, Arlind Hanin
Një juri ndërkombëtare i ka ndarë vendin e dytë Arlind Hanit, këtij modeli të ri nga Austriia me prejardhje shqiptare. Ai këtë vend e ka merituar në një konkurrencë të vështirë, në mesin e 200 pjesëmarrësve në garën e modeleve meshkuj «Jademodels 2015», shkruan NÖN.
E veçanta e suksesit të shqiptarit 22 vjeçar, është se pamja e tij gjithsesi tërheqëse, po identifikohet me figuren e Jezusit dhe kjo, në atmosferën rreth Krishtlindjes ka bërë jehonë të konsiderueshme në shtypin austriak.
«Jezus», kishte bërë shaka një fotograf në momentin kur para objektivit të tij kishte vendosur modelin e ri nga Korneoburgu austriak. Ndërsa juria kështu e ka vlerësuar struganin: «ai mbase nuk mundet të ecë mbi ujë (sikur Jezu Krishti), por nëpër pasarelë po ec veçanërisht mirë», transmeton albinfo.ch.
Me vetëm 1.77 metër gjatësi, Hani ka qenë pjesëmarësi më i shkurtë që ia kidhte dalë ndonjëherë të ngritej në mesin e më të mirëve në këtë garë. «Dhe po të ishte mbi 1.80 i gjatë ai do të fitonte», ka thënë njëri nga anëtarët e jurisë.
Arlind Hani edne nuk ka ndonjë përvojë të gjatë në shoubiznes. «Një mike më ka motivuar që të konkurroj», thotë ai. Se a do të vendosë të kalojë në botën e modës, Arlindi nuk ka vendosur ende. «Në fakt më tepër më pëlqen aktrimi», zbulon ai. Kam dëshirë të futem në role», përcjell albinfo.ch. Dhe në këtë drejtim atë e favorizon sigurisht fytyra interesante dhe individualiteti i veçantë.
Një fotograf nga Spanja i ka thënë atij se do të donte ta angazhojë për projektin e tij të ardhshëm mbi Jezusin. Por, a e ka dëgjuar Hani shpeshherë nga të tjerët këtë krahasim që i bëhet ? «Miqtë më ngacmojnë nganjëherë me këtë ngjashmëri», thotë ai.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027













