Kuriozitete
Dy arinj të Kopshtit Zoologjik në Shkup transferohen në AROSA Bear Sanctuary në Zvicër
Dy arinjtë e kaftë, Marko dhe Martina, nga Kopshti Zoologjik i Shkupit udhëtuan për një jetë të re në AROSA Bear Sanctuary në Zvicërr. Tina Mickovska, aktiviste e të drejtave të kafshëve ditëve të fundit informoi se, pas ikjes së dy arinjve, do të rinovohet një ndër habitatet më të vjetra në kopshtin zoologjik, i cili duhet të jetë mjaftueshëm i madh që dy arinjtë e tjerë të kaftë Bim dhe Bum të vazhdojnë të jetojnë jetë më të mirë, shkruan Meta.
“Shumë falënderime për Four Paws International, të cilët edhe këtë herë ndihmuan edhe këto dy, përkatësisht katër arinj të kenë jetë më të mirë, ndërsa gjithsesi shumë falënderim për kolegët e mi, të cilët e pranuan sfidën. Ditë e natë kemi qenë në Kopshtin Zoologjik me ekipet e huaja disa herë, sepse bëheshin përgatitje dhe kontrolle mjekësore për transportin”, ka shkruar Mickovska, e cila ishte iniciatore që të bëhet zhvendosja.
Ditë të fundit, Mickovska së bashku me përfaqësuesit e „Four Paws International“, Iona Dangler, drejtoreshë e repartit për kafshë të egra dhe Barbara Van Gin, drejtor ndërkombëtar i sektorit „Wild animals rescue & Advocasy”, kishin takime me sekretarin gjeneral të Qeverisë së RMV-së, Metodija Dimovski. Në takim është biseduar për mënyrën e mbrojtjes së kafshëve të egra në Maqedoninë e Veriut, për problemin me tregtinë ilegale, si dhe për nevojën e krijimit të kornizës ligjore për mbrojtjen e mirëqenies së kafshëve të egra në vend.
Dimovski theksoi se, legjislacioni i vendit tonë në pjesë të madhe është e harmonizuar me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe se vendi është nënshkrues i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe konventave që i tangojnë këto tema.
Në takim po ashtu u theksua se, së shpejti do të krijohet memorandum për bashkëpunim mes Qeverisë, ministrive resorë dhe „Four Paws International“ dhe se do të punohet në avancimin e legjislacionit për mbrojtje të kafshëve të egra si dhe, krijimi i qendrave të shpëtimit për arinjtë e kaftë.
Përfaqësuesit e organizatës u takuan edhe me ministrin e Bujqësisë, Lupço Nikollovski dhe me kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska.
E-Diaspora
-
Berna shpërndan 600 kuponë nga 400 franga për kurse të gjuhës gjermane Qyteti i Bernës ka hapur aplikimet për programin “DeutschBon”, përmes të cilit banorët që e kanë... -
Turqi
Elmë Ramadani, nga Kosova në Akademinë Ushtarake të Turqisë: pesë vite drejt një karriere në shërbim të vendit -
Suedi
Yllka Sheqiri, shqiptarja me rrënjë nga Kosova e nominuar për “Çmimin e Vajzave 2026” në Suedi -
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?














