Lajme
Apple do të investojë 1 miliard euro në një qendër të re në Mynih
Apple ka njoftuar se do të investojë 1 miliard euro në një qendër të re të dizajnit të silikonit.
Ky njoftim vjen dy vjet pas një investimi me të njëjtën shifër, të cilën ata e kishin bërë në qendrën për studim dhe zhvillim në Munich.
Në fakt, kjo ndërtesë e re trajtohet si një zgjerim i fabrikës ekzistuese, pasi që do vendndodhja e saj do të jetë vetëm matanë rrugës.
Apple dëshiron që t’i bëjë bashkë në një vend 2 mijë inxhinierët e saj, në mënyrë që ata të mund të bëjnë punë më efikase me pajisjet moderne.
Këto përpjekje do të fokusohen drejt zhvillimit të dizajnit të silikonit të personalizuar, çipave të menaxhimit të fuqisë dhe teknologjive të ardhshme “wireless”.
Qëllim kryesor do të jetë përmirësimi i performancës, efikasitetit dhe ruajtjes së energjisë të pajisjeve të Apple.
Me aq shumë para për të cilat po flitet, ishte e pritur që Apple ta bënte një njoftim për një investim aq të madh, dhe nga GSM Arena thonë se ata presin që investime të tilla të ndodhin edhe në të ardhmen e afërt.
Në pesë vjetët e fundit, Apple ka shpenzuar mbi 18 miliardë euro duke bashkëpunuar me më shumë se 800 kompani gjermane dhe ka ofruar vende të shumta pune në vend.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë













