Kosova
Anulohet takimi mes ministres Hajdari dhe Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri
Një takim i paralajmëruar të mbahet sonte në mbrëmje në Ambasaden e Kosovës në Vjenë, mes ministres Hajdari dhe Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri, është anuluar. Sipas njoftimit të Ambasadës së Kosovës, takimi është anuluar për arsye të agjendës së ngjeshur të ministres Hajdari, përcjell albinfo.ch.
Postimi i plotë:
Njoftim mbi anulimin e takimit të ministres së MINT, znj. Rozeta Hajdari, me Rrjetin e Bizneseve në Austri.
Të nderuar/a, me keqardhje ju njoftojmë që takimi i paraparë për sot më datë 8.2.2024, duke filluar në orën 18.00, anulohet për t’u ricaktuar në një të ardhme të afërt. Kjo për arsye të agjendës së ngjeshur të ministres Hajdari, e cila kërkon sinqerisht mirëkuptimin tuaj.
Për detajet e takimit të ardhshëm do t’ju njoftojmë me kohë.
Me nderime,
Jeton Maliqi – Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë
E-Diaspora
-
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg Artistja kosovare prezantohet për herë të parë në Suedi me ekspozitën “…why do you hold back?”... -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence”
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht









