Shqipëria
Anulohen të gjitha festat e planifikuara, destinohen për familjet e prekura nga tërmeti
Tërmeti tragjik në Shqipëri ka anuluar të gjitha festat me rastin e 28 Nëntorit, ditës së flamurit. Në Shqipëri i vetmi aktivitet që u zhvillua me rastin e 107 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë ishte ceremonia e ngritjes së flamurit në qytetin e Vlorës, ku morën pjesë kryemnistri Edi Rama, presidenti Ilir Meta dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.
“Nderimi më i mirë që mund ti bëjmë këtij 28 nëntori është të vijojmë të angazhohemi për të shëruar plagët e gjithë atyre familjeve që janë dëmtuar nga ky tërmet dhe të jemi sa më pranë familjeve që kanë humbur të afërmit, për të përballuar dhimbjen por edhe të shohim me besim te e ardhmja që mënyrë që të gjithë të fillojnë jetën normale” deklaroi Ilir Meta.
Ndërsa kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët me rastin e ditës së flamurit përmes një postim në rrjetet sociale ku mes tjerash ka shkruar se errësira na rrethon përkohësisht, përpara daljes së diellit.
“Hyri Dita e Flamurit Kuqezi në errësirën që na rrethon përkohësisht, përpara daljes së diellit. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo qofshin, pa asnjë dallim” tha Edi Rama.
Edhe në komunat shqiptare të Maqedonisë së Veriut është anuluar çdo organizim me rastin e 28 Nëntorit. Shpenzimet e parashikuara për këto organizime do të destinohen për të prekurit nga tërmeti i dy ditëve më pare në Shqipëri. Edhe shkollat sot ishin në heshtje, shkruan Alsat, përcjell albinfo.ch
“Si çdo vit përgatisim program për të festuar ditën e flamurit, mirëpo për shkak të tragjedisë të tërmetit katastrofal që na ndodhi të vëllezërit tanë në Shqipëri u anuluan programet dhe vendosëm që të grumbullojmë ndihma, të holla prej të punësuarve dhe prej nxënësve për moshatarët e tyre, për vëllezërit e tyre në Shqipëri” tha Muzafer Rexhepi, drejtor I sh.f “Jashar Bej”.
Edhe në Kosovë sot ishte heshtje dhe nuk u organizua asnjë manifestim për festën e flamurit. Aktivitetet e vetme që shënuan këtë ditë ishin homazhet në varrezat e dëshmorëve si dhe zbulimi i shtatoreve të heronjve Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari në Drenas. Gjithashtu, sot në Gjilan u bë edhe varrimi i dy vëllezërve Isa dhe Shemsi Abazi që humbën jetën nga tërmeti që goditi Shqipërinë. Manifestime nuk u mbajtën as në Luginë të Preshevës ku ishte paraparë një protestë për zgjidhjen e të drejtave kombëtare.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














